Page 67 - Demo
P. 67
65A e dini se...Palok Kurti (1860-1920) lindi në Shkodër dhe qe një ndër kompozitorët e parë të muzikës së kultivuar shqiptare. Ai u aktivizua në bandën e parë muzikore që u formua në Shkodër në vitin 1878, ku luante në trombë dhe në shumë instrumente të tjera. Në moshën 20-vjeçare drejtoi bandat muzikore dhe veprimtaritë artistike në Shkodër, Gjakovë, Prizren etj. Kompozimet e tij më të mira ishin në vitet 1878-1890, si marshi “Bashkimi i Shqipnisë”, kushtuar Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ai shkroi potpuri, valse, polka etj. Më të njohurat janë dy suita me këngë të ahengut shkodran. 1 Shkruaj ndryshimet midis kompleksit të dhomës dhe bandës simfonike.Ansambli i dhomës Banda simfonike Bandë frymoreFanfara është orkestër e përbërë vetëm prej veglash frymore. Në këtë periudhë, orkestrat frymore zhvilluan mjaft aktivitete. Ndër to më të përmendurat qenë: banda «Bashkimi»në Shkup, banda e Gjakovës e udhëhequr nga Palok Kurti, banda e fanfarave «Kosova»në Kukës etj.Tematika Muzika dhe shoqëriaProvo aftësitë e tua muzikore

