Page 84 - Demo
P. 84
82Përfaqësues dhe vepraArie nga opera “Mrika” të Prenk Jakovës. ÜPranvera Badivuku – Kënga popullore ÜDasma Arbëreshe ÜDiskuto rreth veprave muzikore shqiptare të Kosovës, Shqipërisë dhe trojeve të tjera shqiptare.31Prenk Jakova (1917-1969) lindi në Shkodër dhe që në moshë të re mori pjesë në jetën artistike të qytetit. Studioi muzikë me kompozitorët e njohur, Martin Gjoka e Zef Kurti dhe ishte instrumentist shumë i mirë në kitarë, klarinetë e fizarmonikë. Në vitin 1941 kompozoi një melodramë për fëmijë, me të cilën shfaqi prirjen për muzikë skenike. Pas shfaqjes folklorike “Dasma shkodrane” dhe veprës muzikore “Dritë mbi Shqipërinë”, autori iu përkushtua krijimit të operës “Mrika”, e cila u shfaq për herë të parë në Shkodër, në vitin 1958. Më 1968 kompozoi operën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Ka shkruar suita për kor, kantata, pjesë për bandë e orkestër dhe shumë vepra të tjera.Pranvera Badivuku lindi në vitin 1945 në Pejë. Ajo është diplomuar në Akademinë Pedagogjike të Muzikës në Shkup, Maqedoni e Veriut. Është një ndër kompozitoret e para të Kosovës, e njohur për kompozimin e muzikës për fëmijë dhe të rritur. Nga viti 1979 deri në mbylljen e Radio Prishtinës më 1990, ajo punoi si producente dhe redaktore e muzikës. Sot, ajo është e pensionuar dhe jeton në Prishtinë.Ka realizuar rreth 150 kompozime të zhanreve të ndryshme, nga ato për fëmijë e deri te zhanri popullor dhe muzika e lehtë.Çmimin - Okarinën e Parë ajo e mori me Esat Bicurrin, me këngën “Eja, eja, e bardha verë”. Okarina e Dytë vjen në vitin 1974, prapë me një këngë që e këndon i madhi Esat Bicurri. Në vitin 1984, ajo merr Okarinën e Pestë, me këngë për fëmijë.Rauf Dhomi lindi në Gjakovë në vitin 1945. Arsimin e mesëm e kreu në Prizren dhe studimet e larta në Sarajevë. Ai punoi pranë Shkollës së Lartë Pedagogjike në Prishtinë, formoi Korin e Burrave të Gjakovës, ishte drejtor i Filarmonisë dhe Operës së Kosovës dhe profesor në Fakultetin e Arteve të Prishtinës. Ka kompozuar baletin “E Bukura More” dhe shumë vepra të gjinive të ndryshme me prirje të veçantë për muzikën vokale. Me operat “Goca e Kaçanikut” dhe “Dasma arbëreshe”, Rauf Dhomi është autori i parë i operës në Kosovë.

