Page 85 - Demo
P. 85
83Tematika Muzika dhe shoqëriaMark Kaçinari: – Fyelli i bariut ÜFragment nga filmi “Mësonjëtorja”. ÜFragment nga “Fyelli i Martinit” ÜMark Kaçinari lindi më 20 janar të vitit 1935 në Prizren dhe vdiq më 19 nëntor të vitit 1985 në Prishtinë. Ai i përket brezit të parë të studentëve shqiptarë nga Kosova, të cilët kanë kryer Akademinë e Muzikës. Studimet e para për muzikë i kreu në qytetin e tij të lindjes në shkollën e Mesme të Muzikës në vitin 1949-1953. Pasi punoi një vit (1953-1954) si mësues në gjimnazin e ulët të Gjilanit, në vitin 1954 filloi studimet e larta pranë Akademisë së Muzikës në Beograd në degën e Teorisë dhe pedagogjisë muzikore, të cilat i përfundoi në vitin 1961. Gjatë viteve 1956-1961 ishte anëtar i rregullt i korit profesionist të Radio Beogradit. Në vitet 1973-75 studioi kompozim pranë Fakultetit të Muzikës në Shkup, në klasën e T. Proshevit, ndërsa studimet postuniversitare (Shkallën III) për dirigjim i ndoqi gjatë viteve 1977-79 në Beograd.Limoz Dizdari lindi në Delvinë, më 7 shkurt të vitit 1942. Që i vogël ishte i dhënë pas muzikës polifonike dhe interpretuesve të mrekullueshëm të kësaj krahine. Instrumenti i tij i parë ishte fizarmonika. Mësimet e para i mori në Gjirokastër për piano dhe i vazhdoi më pas në Liceun Artistik dhe Institutin e Lartë të Arteve. Ai është një kompozitor me karakter të theksuar lirik dhe ka shkruar mjaft vepra muzikore si: “Koncert për piano dhe orkestër”, “Sonatë për piano”, romanca, sonata të frymëzuara nga poetë të shquar (Dritëro Agolli, Lasgush Poradeci, Ismail Kadare) dhe muzikë filmash. Disa nga veprat e tij janë luajtur në vende të ndryshme, si: Itali, Spanjë, Norvegji etj.Zeqirja Ballata lindi më 23 prill 1943 në Gjakovë. Ai është kompozitor dhe akademik me një veprimtari të gjerë dhe të shumëllojshme muzikore. Kompozimet e tij kanë elemente të muzikës popullore shqiptare mjaft të përpunuara dhe të ndryshuara. Disa nga veprat e tij më të rëndësishme janë \\flaut dhe harpë\shkodrane\orkestër harqesh\në të cilat janë përfshirë mjaft këngë për moshat e reja. Ballata ka punuar vazhdimisht dhe me përkushtim për pasurimin dhe ngritjen e jetës muzikore të Kosovës.

