Page 90 - Demo
P. 90


                                    88Nexhmije PAGARUSHA (1933-2020), lindi në një fshat të quajtur Pagarushë në afërsi të Malishevës. Shkollën fillore e përfundoi në Malishevë e më vonë filloi jetesën në Prishtinë. Shkollimin e mesëm muzikor në degën e kantos (solo këndimit) e nisi në Beograd, ku qëndroi për tri vite, por në saje të rrethanave jo të volitshme, u detyrua t’i ndërpresë ato. Nexhmije Pagarusha filloi të këndojë që nga fëmijëria, por karriera e saj e vërtetë filloi në vitin 1948 si këngëtare në Radio Prishtina. Kjo këngëtare ishte mbretëresha e muzikës popullore shqiptare. Ka kënduar në manifestime e festivale jo vetëm në Kosovë, por edhe në viset e tjera shqiptare dhe joshqiptare, duke arritur popullaritet të madh për potencialin e saj vokal edhe në Maqedoni, Bosnjë, Bullgari. Ajo këndoi mbi dyzet vite pa ndërprerje, edhe në kushte jo të përshtatshme për një soliste shqiptare, kur kënga publike nuk ishte traditë. Interpretimet e saj janë të shumta dhe të larmishme e do të veçonim disa këngë, si: “Ani mori nuse”, “Kur më del në derë”, “Metelikun ta kam falë”, “Kënga e Rexhës” etj. Disa nga këngët që bashkëshorti i saj, kompozitori Rexho Mulliqi ka kompozuar për të janë: “Lulëzoi fusha, lulëzoi mali”, “Zambaku i bardhë”, “Baresha” me poezi të Rifat Kukajt, këngë e cilësuar xhevahir dhe plot ngjyra foklorike. Pagarusha gëzonte titujt: Bilbili i Kosovës, Madam Butterfly. Në vitin 2012 u dekorua më shpërblimin “Nderi i kombit” nga president i Shqipërisë, Bujar Nishani. Marie Kraja (1911-1999) lindi në Zarë të Dalmacisë, në Kroaci. Ajo dallohej për një natyrë të qeshur, por më shumë si një këngëtare e rrallë me timbër të qartë muzikor në kanto. Zëri i saj i pastër dhe i kthjellët ishte një mrekulli për publikun e prapambetur shqiptar të kohës kur u zhvillua ajo. Kishte një dinamikë të qartë qëndrueshmërie në vokal.Që e vogël, bashkë me familjen, ajo u vendos në Shkodër. Më pas, si shumë shkodranë të tjerë, ajo studioi në Graz të Austrisë në periudhën 1930-34. Në Konservatorin e Gracit, mbrojti doktoraturën me këngët lirike “Marshalla bukurisë tande” dhe “Midis ballit më ke një pikë”, gjë që ishte një kontribut edhe Këngëtarë të shquarNexhmije Pagarusha“Baresha” 34Ü
                                
   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94