Page 91 - Demo
P. 91
89Tematika Muzika dhe shoqëriapër muzikën shqiptare që të merrte një karakter ndërkombëtar. Ajo solli një traditë të re të kantos në Shkodër, krahas femrave të tjera përparimtare në muzikë, siç ishte Tefta Tashko Koço. Ishte një nga femrat përparimtare që thyente tabu atëherë kur mjerimi ndalonte femrën për gjithçka.Disa nga këngët popullore të kënduara nga Marie Kraja që mund të përmendim, janë:“Çila sytë me të pa”,“Dola në penxhere”,“Marshalla bukurisë sate”,”O bilbil, i mjeri bilbil’’‘’Unë ty moj të kam dashtë’’‘’Të martoj nana’’‘’Midis t’ballit ma ke një pikë’’‘’Iftida moj Lulja e Allit’’‘’Vetë më ke çu fjalë’’‘’Moll e kuqe topsheqere’’“Çilni ju moj lule” (kënga e parë e regjistruar në pllakë gramafoni në 1940).Vaçe Zela (1939-2014), ashtu si Nexhmije Pagarusha, ishte një këngëtare ikonë e skenës shqiptare. Ajo filloi të këndonte që në moshë të re. Me këngën “Fëmija i parë” ajo fitoi çmimin e parë në Festivalin e këngës. Repertori i këngëve që ajo ka kënduar është shumë i pasur dhe i larmishëm. Ka kënduar këngë popullore, këngë të muzikës së lehtë, kantata, balada etj. Gjithashtu, Vaçe Zela ka kënduar për kolona zanore të filmave shqiptarë. Ajo është nderuar me Urdhrin “Nderi i Kombit”. Nexhmije Pagarusha ka thënë për të: “Nuk kam parë shkëlqim më të bukur që del nga shpirti i njeriut se te Vaçe Zela.”Marie KrajaVaçe Zela“Midis ballit m’ke nji pik” 0 Ü“Kënga e gjyshes” Ü

