Page 92 - Demo
P. 92


                                    90Filharmonia e Kosovës u themelua në vitin 2000 dhe ka nëpërbërje të saj rreth 120 solistë dhe instrumentistë profesionistë tëmuzikës klasike, të cilët ekzekutojnë në festivale kombëtare dhe nëformacione të tjera artistike muzikore. Mjaft kompozitorë shqiptarëtë njohur e kanë zhvilluar aty karrierën e tyre muzikore.Institucioni muzikor më i rëndësishëm në Shqipëri është: Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor (sot TKOBAP), që përbëhet nga orkestra simfonike, kori i operës dhe ansambli i këngëve dhe valleve popullore (në të cilin përfshihen grupi i valleve, i korit, i solistëve dhe orkestrina popullore). Veprimtaria e tij artistike ka një repertor shumë të gjerë, që shpalos kulturën kombëtare artistike dhe atë botërore.Në vitin 2006, Kuvendi i Kosovës miratoi ligjin për krijimin e Filharmonisë, Operës dhe Baletit në Kosovë. Janë luajtur disa opera, si “Dasma Arbëreshe” (2003), “Karmen” (2004), “Ali Pasha nga Janina” (2004). Edhe pse në formën e saj koncertale ose të plotë, opera vazhdonte udhëtimin e saj në Kosovë, konkretisht në Prishtinë, në kuadër të Filharmonisë së Kosovës. Në vitin 2009, inskenohet opera “Rita”, më pas “Il Canto dell Amore Trionfante” (2013). Kjo për të dëshmuar në vazhdimësi rezultatet e padiskutueshme për të ardhmen e muzikës operistike në vend. “La Traviata”, opera e kompozuar nga kompozitori Xhuzepe Verdi, vjen për herë të parë nga Opera e Kosovës, në bashkëpunim me Operën Shtetërore të Stara Zagorës (Bullgari), Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë (Shqipëri) dhe Filharmonisë së Kosovës.Baleti në Kosovë është krijuar për herë të parë në vitin 1972. Balerinët e gjeneratës së parë u arsimuan në Shkollën e Mesme të Baletit në Shkup nën drejtimin e Tatjana Petkovskës. Pas diplomimit të tyre, 25 kërcimtarë nga kjo klasë u kthyen në Prishtinë, ku formuan gjeneratën e parë zyrtare të Baletit të Kosovës. Balerinë të kësaj gjenerate ishin: Ahmet Brahimaj, Rustem Selca, Rrustem Bajrami, Esma Mulla, Selajdin Kice, Gani Loshi dhe Jonuz Beqiraj. Ata performuan nën drejtimin e Abdurrahman Nokshiqit. Gjatë kësaj periudhe, Baleti i Kosovës ka punuar me shumë artistë të ftuar nga e gjithë bota si p.sh. nga Anglia - Vanda Ibra, Suzan Lejk dhe Xhoana Xhenkins; nga Polonia - Joana Andziak, Lidija Tomashevska dhe Ana Stavnjak; nga Rumania - Lilana Benudau; nga Beogradi - Vjollca Curri; dhe nga Filipinet - Marja Bertlan.Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit dhe Ansambli Popullor, Shqipëri Opera e KosovësTrupa e Baletit Kombëtar të KosovësFilharmonia e Kosovës35 Institucione dhe ngjarje artistike
                                
   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96