Page 98 - Demo
P. 98
96a tempo - kthim në ritmin fillestar.akord - bashkim i harmonishëm i tre ose më shumë tingujve të njëkohshëm me lartësi të ndryshme.ansambël dhome - formacion muzikor që luhet nga një numër i vogël instrumentesh muzikore.arpezh - tingëllimi i njëpasnjëshëm i tri gradëve kryesore të shkallës (1-3-5).banda - orkestër frymore, e cila ekzekuton duke ecur dhe përbëhet nga instrumentet aerofone (të drunjta e metalike) dhe ato të perkusionit (tamburi, grankasa, pjatat etj.).bemol - simbol muzikor që vendoset para notës dhe e ul tingullin ½ toni.bllokflaut - instrument frymor, tingullli i të cilit prodhohet nga dridhjet e ajrit që kalon brenda trupit të instrumentit, nëpërmjet fryrjes së buzores.diez - simbol muzikor që vendoset para notës dhe e ngre tingullin ½ toni.dirigjent - drejtues i orkestrës.etnomuzikolog - studiues i muzikës popullore të popujve.fanfarë - orkestër e përbërë vetëm prej veglash frymore.fjali muzikore - element i një pjese muzikore që formohet nga dy fraza.formë dypjesëshe A - B - dy periudha muzikore të organizuara në një njësi, ku fjalitë muzikore përsëritin njëra-tjetrën me ndryshime.formë njëpjesëshe A - një periudhë e vetme muzikore, ku fjalitë muzikore përsëritin njëratjetrën në mënyrë të njëjtë.frazë - element i një pjese muzikore që formohet nga dy motive ose shkruhet në dy masa muzikore.fyell - instrument muzikor popullor.gjysmëton - largësia më e vogël ndërmjet dy notave fqinje.harmoni - kombinim i tingujve muzikorë, bashkëtingëllim i këndshëm zërash a tingujsh.himn - këngë solemne që i kushtohet atdheut dhe mbahet si simbol i njësisë së kombit a të një institucioni artistik, organizmi shtetëror a shoqëror, që e zhvillon veprimtarinë e vet në një fushë të caktuar të kulturës.instrumente frymore - instrumente te të cilat tingulli prodhohet me anë të frymës që shkakton dridhjen e ajrit në gypin (trupin) e instrumentit.instrumente harkore - instrumente te të cilat tingulli prodhohet me anë të telave që mund të tërhiqen me gishta ose pendë dhe me anë të harkut. instrumente me dridhje - instrumente te të cilat tingujt fitohen me anë të dridhjes së telit me gishtërinj apo me pendë dridhëse (plektron).kanon - melodi ose këngë, në të cilën grupe të ndryshme imitojnë njëri-tjetrin duke filluar të njëjtën melodi pas një, dy ose më shumë masave.këngë e vogël trepjesore - formë muzikore e cila ndërtohet nga tri pjesë.këngë - formë e thjeshtë muzikore që shoqërohet me tekst.kohë/ritëm muzikor - shenjë muzikore në formë thyese, që vendoset pas çelësit muzikor në fillim të pentagramit (ose ritëm muzikor).kuinteti - formacion muzikor, i përbërë nga pesë instrumente: flaut, oboe, klarinetë, korno dhe fagot.masë - hapësirë midis dy vijave vertikale, që përbëhet nga vlera të caktuara notash dhe pushimesh.maxhor - tonalitet që tregon kur një pjesë muzikore është e gjallë, ritmike dhe plot dritë.melodi - grup tingujsh që këndohen ose ekzekutohen sipas një ritmi të caktuar.minor - tonalitet që tregon kur njëpjesë muzikore është e ëmbël, e butë, e qetë, melankolike.FJALOR

