Page 99 - Demo
P. 99


                                    97minuet - valle klasike me origjinë francezep.motiv- pjesa më e vogël e melodisë.muzikë dhome - muzikë që ekzekutohet nga një formacion muzikor instrumental, i cili përmban një numër të vogël instrumentesh muzikore.muzikë instrumentale - muzikë që shkruhet vetëm për instrumentet.natyrali - simbol muzikor që vendoset para notës dhe e kthen tingullin në gjendjen e mëparshme.notë e plotë - shenjë vezake e pambushur dhe pa bisht.notë gjysmë - shenjë vezake e pambushur, me bisht lart ose poshtë.notë katërshe - shenjë vezake e mbushur, me bisht lart ose poshtë.notë - shenjë që shkruhet në pentagram, kryesisht në vija dhe në fusha, për të treguar lartësinë e tingujve sipas pozicionit në pentagram.notë tetëshe - shenjë vezake e mbushur, me bisht lart ose poshtë dhe me kërrabë (zgjat sagjysma e notës katërshe).parashenjë - simbole që vendosen para notës.paratakt - simbol muzikor që nuk fillon në goditjen e parë, por në goditjen e dytë të masës muzikore.periudhë muzikore - pjesë muzikore që formohet nga dy fjali muzikore dhe shkruhet në 8 masa.përsëritje - shenjë që vendoset në fund të një pjese muzikore dhe tregon se pjesa përsëritet.pikë e vlerës - pikë e vendosur pas një note ose pushimi që u shton atyre gjysmën e vlerës së tyre.pushim 1/4 - shenjë që vendoset në një melodi dhe zgjat një kohë në heshtje.pushim 1/8 - shenjë që vendoset në një melodi dhe zgjat gjysmë kohe në heshtje ose një e marrë fryme.pushim 2/4 - shenjë që vendoset në një melodi dhe zgjat dy kohë në heshtje.Pushim 4/4 - shenjë që vendoset në një melodi dhe zgjat katër kohë në heshtje.pushim - shenjë që vendoset brenda një mase dhe tregon ndërprerjen e tingujve.ritëm i përbërë - kohë muzikore që formohet nga dy kohë të thjeshta.ritëm 3/8 - tri nota tetëshe brenda një mase muzikore.ritëm 6/8 - bashkimi i dy ritmeve 3/8.ritëm (ose rrahje) 2/4 - një kohë e thjeshtë, që përbëhet nga dy rrahje ose dy kohëritëm (ose rrahje) 3/4 - tri lëvizje, që rrihet në tri kohë ose në tri goditje.ritëm (ose rrahje) 4/4 - një kohë që përbëhet nga katër rrahje ose katër kohë.shenjë e frymëmarrjes (`) - shenjë si presje, që tregon se kur e shohim atë, duhet të mbushemi me frymë.shenjë e përfundimit - dy vija të vendosura në fund të pentagramit që tregojnë se pjesa ka përfunduar.shkallë G-Dur (Sol Maxhor) - renditja e 8 notave muzikore Sol-La-Si-Do-Re-Mi-Fa-Sol. shkallë F-Dur (Fa Maxhor) - renditja e 8 notave muzikore Fa-Sol-La-Si-Do-Re-Mi-Fa. sinkopë - figurë muzikore që krijohet nga zhvendosja e theksit të fortë drejt theksit të butë.theks muzikor - simbol që vendoset mbi notën e tretë apo të katërt dhe plotësohet me masën e fundit.triolë - grup prej tri notash (ose pushimesh) që këndohen në vend të dy notave.vals - lloj vallëzimi që kërcehet në çifte duke u rrotulluar e duke lëvizur këmbët tri herë në një anë e tri herë në anën tjetër; ose pjesë muzikore me kohë tri të katërta, që kërcehet në këtë mënyrë.
                                
   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103