Page 10 - Demo
P. 10
Në grupin e shkencave natyrore bëjnë pjesë: Biologjia, Kimia, Fizika, Matematika etj. Fjala “shkencë” vjen nga latinishtja, që do të thotë njohuri. Ajo lindi si rezultat i kureshtjes së njeriut për të zbuluar të fshehtat e botës që na rrethon. Shkenca e biologjisë, ashtu si dhe shkencat e tjera natyrore, studion materien ose më saktë atë pjesë të materies që konsiderohet e gjallë. Gjatë studimit të gjallesave në natyrë ose në laboratorët biologjikë përdoren teknika studimore të shumëllojshme. Një nga këto teknika quhet metoda shkencore e studimit në biologji, e cila bazohet në:• rrugën eksperimentale të studimit të gjallesave;• rrugën e kërkimeve, studimeve dhe zbulimeve.Në biologji, të dyja këto rrugë përdoren të ndërthurura.Metoda shkencore e studimit në biologji përfshin disa hapa apo faza të rëndësishme, të cilat janë renditur më poshtë.a) Faza e parë është vëzhgimi, i cili është një proces që lejon të marrim informacione mbi veçoritë e një gjallese. Vëzhgimi i fenomeneve biologjike nxit shkencëtarët biologë të ngrenë pyetje që kërkojnë shpjegime.b) Faza e dytë është ajo e pyetjeve, të cilat ndihmojnë për identifikimin e problemeve gjatë vëzhgimit. Kjo çon në formulimin e hipotezave.c) Hipoteza është një mundësi, një mendim, i cili jepet për të shpjeguar pse ndodh një proces biologjik. Hipoteza duhet të vërtetohet me anë të eksperimentit ose vëzhgimeve eksperimentale.d) Eksperimenti kryhet për të krijuar bindje mbi vërtetësinë e informacionit. Kur hipoteza vërtetohet, pra shpjegon një numër të madh dukurish, ajo kthehet në teori.e) Teoria jep shpjegime mbi përfundimet në të cilat arrijmë. Ajo na ndihmon t’i kuptojmë më mirë dukuritë dhe të parashikojmë sjelljet e shumë sistemeve natyrore.f) Ligji është një përmbledhje e shkurtër dhe e saktë e informacionit të grumbulluar nga një numër i madh vëzhgimesh dhe eksperimentesh.VëzhgimiFaza e pyetjeveEksperimentiTeoriaLigjiHipoteza8Tema1.1BiodiversitetiObjekti i studimit të biologjisë. Metoda shkencore e studimit të saj1

