Page 100 - Demo
P. 100
982.24 Ruajtja e mjedisitToka është mjedisi i përbashkët i miliona organizmave. Po të mos tregohemi të kujdesshëm në veprimtaritë tona, ata do ta kenë të vështirë të mbijetojnë.Por ne mund të bëjmë shumë për t’u krijuar gjallesave të tjera vendbanime të përshtatshme.Përkujdesja ndaj mjedisit dhe ndihma që u japim gjallesave të tjera për të mbijetuar quhet ruajtje ose mbrojtje e mjedisit. Pakësimi i ndotjes• Njerëzit duhet të përpiqen të mos e ndotin mjedisin. • Duhet të digjet sa më pak karburant, që në atmosferë të lëshohet më pak dioksid karboni.• Mbeturinat duhet të groposen në vende të ndërtuara posaçërisht për to. Për shembull, nga mbeturinat e kalbëzuara prodhohet një gaz që quhet metan, i cili mund të mblidhet dhe të përdoret si lëndë djegëse.Ruajtja e habitateve Njerëzit duhet të përpiqen të mos shkatërrojnë habitatet e bimëve dhe të kafshëve. Çdo gjallesë ka disa veçori që e ndihmojnë për t’u përshtatur në një habitat të caktuar. Po të shkatërrojmë habitatet, si p.sh.: të presim pemët, disa lloje gjallesash nuk do të kenë më një vend të përshtatshëm për të jetuar. Ato mund të zhduken.Prerja e pemëve dëmton habitatet e gjallesave.Shtresa e papërshkueshme parandalon ndotësit të futen në tokë.Mbeturinat mbulohen me dhé e bar.Metani i çliruar mund të mblidhet në tuba dhe të përdoret si lëndë djegëse.Mbeturinat janë ngjeshur, duke zënë kështu më pak hapësirë.

