Page 101 - Demo
P. 101


                                    Pyetje dhe detyra1. Çfarë kuptoni me ruajtje të mjedisit?2. Shpjegoni si ndikojnë vendet e grumbullimit të mbeturinave në mjedisin ku jetoni.3. Përshkruani dy arsye pse nuk duhet t’i presim pyjet. 4. Punë në grup: Mendoni për një habitat afër shkollës suaj ose aty ku jetoni, i cili rrezikohet nga veprimtaria njerëzore.a) Përshkruani habitatin.b) Shpjegoni pse është i rrezikuar.c) Propozoni se çfarë mund të bëhet për të mbrojtur habitatin.VeprimtariKrijimi i një rezervati natyror në shkollëÇdo shkollë është mirë të ketë një rezervat natyror të vetin, i cili nuk duhet të jetë shumë i madh, sepse edhe një zonë e vogël mund të jetë një vend i mirë, ku gjallesat e vogla të rriten dhe të jetojnë të qeta. Në këto rezervate mund të rriten bimë të vogla (barishtore), me lule ose pa lule, apo kafshë të vogla, si: kërmij, zogj të vegjël, breshka etj. Nëse shkolla juaj e ka një rezervat të tillë, hartoni në fletore një skemë që paraqet pamjen e tij. Ngjyrosni me të gjelbër bimët, me ngjyra të ndryshme lulet e tyre dhe me ngjyrë kafe kafshët e vogla. Në fund të skemës hartoni një listë, ku të vendosni llojet e bimëve dhe kafshëve që rriten në rezervatin e shkollës suaj. Në mungesë të një rezervati të tillë në shkollën tuaj, mund ta ndërtoni atë në një vend tjetër, pranë saj. Një rezervat i vogël natyror mund të krijohet edhe në oborret ose në ballkonet e shtëpive.• Të ruash mjedisin, do të thotë të kujdesesh për të, në mënyrë që kafshët dhe bimët të kenë mundësinë të jetojnë aty.• Kujdesi ndaj mjedisit sigurohet duke pakësuar ndotjen dhe duke ruajtur habitatet.Shënim99Njerëzit mund të krijojnë rezervate natyrore dhe zona të tjera të mbrojtura, ku askush nuk lejohet të dëmtojë mjedisin apo kafshët dhe bimët që jetojnë aty.
                                
   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105