Page 102 - Demo
P. 102
1. E vërtetë (V) apo e gabuar (G)?a) Mjedisi është vendi ku jetojnë vetëm gjallesat. b) Gjallesat jetojnë vetëm në tokë. c) Gjallesat i përshtaten vendit në të cilin jetojnë. d) Mjedisi përbëhet nga vendi dhe gjallesat. 2. Në faktorët fizikë bën pjesë:a) hidrogjeni; b) temperatura;c) oksigjeni; d) karboni.3. Në faktorët kimikë bën pjesë:a) temperatura; b) presioni;c) oksigjeni; d) tufani.4. E vërtetë (V) apo e gabuar (G)?a) Në cilësitë e tokës ndikon pozicioni ku ajo ndodhet. b) Zonat malore janë më të favorshme për bimët e kultivuara. c) Bakteret dhe kërpudhat nuk luajnë rol në formimin e humusit. d) Krimbat, larvat dhe insektet shkriftojnë tokën. 5. Vëzhgoni dhe diskutoni për:a) myshqet e likenet në muret e shtëpive të vjetra;b) mbirjen e bimëve barishtore në të çarat e gurëve ku ndodhet pak dhé;c) prurjet e përrenjve anës lumit;d) nyjat në rrënjët e fasules, bizeles së rritur.6. Shpjegoni:a) Çfarë kuptoni me habitat?b) Si e përfytyroni popullatën?c) Çfarë është bashkësia biologjike?d) Çfarë kuptoni me ekosistem?7. Përkufizoni:a) faktorët abiotikë; b) faktorët biotikë;c) biosferën; d) mjedisin.8. Gjeni përgjigjen e gabuar. Habitati i siguron gjallesës:a) ushqim dhe mbrojtje; b) kushte për riprodhim;c) mundësi për t’u rritur; d) temperaturë konstante.9. Shënoni V nëse shprehja është e vërtetë ose G nëse është e gabuar.a) Jeta në tokë u ofron gjallesave oksigjen me shumicë. b) Kafshët përshtaten me vendin ku ato jetojnë. 1002.25 Pyetje dhe ushtrime përmbledhëse

