Page 104 - Demo
P. 104
15. Ekosistemet janë të shumëllojshme dhe me madhësi të ndryshme. Në ekosistemet e mëdha hyn:a) kopshti shtëpiak; b) pellg uji i ndenjur;c) liqeni i Shkodrës; d) oborri i shkollës.16. Krokodili dhe bretkosa janë përshtatur për të jetuar:a) vetëm në tokë; b) vetëm në ujë;c) në sipërfaqe të ujërave; d) në ujë dhe në tokë.17. Plotësoni fjalitë e mëposhtme me fjalën e duhur.a) Gjallesat e një ekosistemi formojnë ushqimorë, në të cilët çdo gjallesë ka një caktuar.b) Aty ku liqeni buron zhvillohen me shpejtësi barishtore.c) Habitati i ofron çdo bime kushte për të jetuar si: dhe , të cilat i marrin nga toka, e të cilin e marrin nga ajri, të cilën e thithin nga rrezet diellore.d) Te bimët zhvillohet procesi i . Ato e vetë ushqimin dhe quhen gjallesa . (bimë, zinxhirë, fotosintezës, ujin, kripërat minerale, dioksidin e karbonit, vend, energjinë, autotrofe, përgatisin)18. Shënoni V nëse shprehja është e vërtetë ose G nëse është e gabuar.a) Bimët janë gjallesa heterotrofe. b) Kafshët janë gjallesa autotrofe. c) Bimët përbëjnë nivelin e parë trofik. d) Kafshët që ushqehen me bimë quhen barngrënëse. 19. Lidhni me shigjetë.1. Algat blu të gjelbra a) konsumatorë të rendit të dytë2. Liqen b) ekosistem i madh3. Hallka e parë c) bimë4. Njeriu d) gjallesa autotrofe5. Peshq që ushqehen me krimba ose larva e) gjallesë heterotofe20. Bakteret, kërpudhat dhe myqet quhen:a) konsumatorë të I; b) dekompozues;c) gjallesa autotrofe; d) konsumatorë të rendit V.21. Bakteret, kërpudhat, myqet zbërthejnë:a) materien me jetë të ekosistemit;b) materien pa jetë të ekosistemit.22. Ne jemi konsumatorë të rendit të pestë, sepse ushqehemi me:a) produkte bimore; b) produkte shtazore;c) peshk dhe shpendë; d) të gjitha këto.102

