Page 106 - Demo
P. 106


                                    A vëreni ndryshime në trupin tuaj, krahasuar me vitin e kaluar? Tashmë keni hyrë në moshën e pubertetit.Çfarë do të kuptojmë me pubertet?Puberteti është procesi i ndryshimeve fizike, emocionale nëpër të cilin kalojnë pothuajse të gjithë njerëzit. Kalimi nga “fëmijë” në “person të rritur” është i veçantë për çdo njeri. Te femrat, ndryshimet e mëdha fillojnë në moshën 8 deri në 13 vjeç, ndërsa te meshkujt nga mosha 10 deri në 16 vjeç.Në përgjithësi, puberteti konsiderohet si një periudhë “e pakëndshme”, sepse ndryshimet që shkaktohen në trup nga hormonet janë të shumta, p.sh.: qime të shtuara në zona të caktuara të trupit, rritje e peshës trupore, erë më e fortë e trupit etj. Dallimet midis dy gjinive në fazën e pubertetit janë renditur më poshtë.Te vajzat ndodhin këto ndryshime fizike:• Fillon cikli menstrual (i periodave), i cili shfaqet rreth dy vite pas fillimit të pubertetit.• Zhvillohen eshtrat e fytyrës.• Lëkura bëhet më e yndyrshme.• Gjinjtë fillojnë të rriten.• Beli ngushtohet.• Qimet rriten në sqetull, përreth zonës intime dhe në pjesët e tjera të trupit.• Duart, këmbët, krahët dhe shputat rriten e zgjaten.Te vajzat, puberteti përfundon në moshën 15-17-vjeçare. Gjatë pubertetit, vajzat zgjaten nga 5 deri në 15 cm, por 2 vite pas ardhjes së menstruacioneve, kjo rritje ndërpritet.Rritja dhe zhvillimiQë nga momenti që lindim, trupat tanë fillojnë të ndryshojnë dhe të rriten. Koha kalon dhe ne vazhdojmë të rritemi e të zhvillohemi fizikisht, emocionalisht e mendërisht. Gjatë fëmijërisë, trupi ynë rritet me shpejtësi. Ne fillojmë të mësojmë aftësi të reja, si ecja dhe të folurit, dhe zhvillojmë personalitetin tonë. Jeta vijon dhe ne vazhdojmë të rritemi e të zhvillohemi, çka do të thotë që trupi fillon të ndryshojë në mënyra të ndryshme. 7 vjeç 19 vjeçTema1043.1 Puberteti. Ndryshimet në organizëmShëndeti, sjelljet 3 dhe emocionet e njeriut
                                
   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110