Page 107 - Demo
P. 107
Te djemtë ndodhin këto ndryshime fizike:• Trashet zëri.• Zhvillohen muskujt.• Shfaqen aknet në fytyrë.• Qimet rriten në sqetull, në gjoks, në këmbë, duar dhe përreth organit seksual.• Duart, krahët, këmbët dhe shputat rriten e zgjaten.Te djemtë, puberteti përfundon rreth moshës 16-18 vjeç. Para fillimit të pubertetit, djemtë janë më të shkurtër se femrat, por më pas zgjaten deri në 15 cm.Pyetje dhe detyra1. Në çfarë moshe fillon puberteti te vajzat? Po te djemtë?2. Cilët janë më të gjatë para fillimit të pubertetit, vajzat apo djemtë?3. Cilat janë disa nga veçoritë dalluese në pubertet midis djemve dhe vajzave?VeprimtariA keni diskutuar ndonjëherë me shokët dhe shoqet apo me prindërit për ndryshimet që ju kanë ndodhur gjatë pubertetit? Çfarë keni mësuar nga bisedat me ta?Testo vetenÇfarë është puberteti?në moshën 9-vjeçarenë moshën 19-vjeçarenë moshën 9-vjeçare në moshën 19-vjeçare105

