Page 108 - Demo
P. 108


                                    Me higjienë kuptojmë tërësinë e rregullave që i shërbejnë ruajtjes (largimit të baktereve dhe viruseve nga trupi ynë) dhe përmirësimit të shëndetit. Po ju, a i zbatoni këto rregulla?Higjiena personale përfshin higjienën e trupit, të duarve, të kokës, të këmbëve, të gojës, të këmbëve etj. Për higjienën personale, çdo individ duhet të ndjekë rregullat bazë dhe të ketë mjetet vetjake të higjienës.Higjiena e trupit Mbajtja pastër e trupit ndikon në zvogëlimin e sëmundjeve infektive të ndryshme. Nëpërmjet lëkurës së papastër, bakteret shpërndahen në tërë organizmin duke shkaktuar sëmundje të ndryshme. Keni dëgjuar për sëmundje të tilla? Janë të shumta sëmundjet e lëkurës që mund të parandalohen vetëm duke bërë një dush të përditshëm me ujë dhe sapun. Këshillohet që në dimër të bëhet dush të paktën 2 herë në javë, ndërsa në verë çdo ditë. Fytyra, goja, këmbët dhe zona gjenitale duhen larë të paktën një herë në ditë. Për të mbajtur pastër trupin, duhet të vishemi me rroba të pastra e të hekurosura.Duart janë burim sëmundjesh, prandaj duhet të lahen mirë me sapun dhe ujë të pastër. Larja vetëm me ujë nuk i largon bakteret dhe papastërtitë, të cilat futen në trupin tonë. Duart duhet të lahen para dhe pasi të konsumojmë ushqim, pas daljes nga tualeti etj.Thonjtë duhet të jenë të prerë shkurt dhe të pastër, sepse grumbullojnë papastërti.Flokët duhet të lahen të paktën dy herë në javë dhe duhet të përdorni krehër personal.1063.2 Higjiena personale
                                
   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112