Page 109 - Demo
P. 109
Këmbët duhet të lahen çdo ditë me ujë e sapun dhe të vishni atlete të rehatshme.Fytyra në moshën e pubertetit është shumë delikate, sepse mbushet me puçrra dhe akne, prandaj higjiena duhet të jetë e lartë. Në verë duhet pasur shumë kujdes, sepse grimcat e pluhurit janë të shumta. Për këtë arsye, para se të flini, pastrojeni fytyrën.Higjiena e gojës është e rëndësishme. Dhëmbët duhen larë dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë. Në moshën e pubertetit, korrigjimi i defekteve të dhëmbëve është më i lehtë, prandaj çdo 6 muaj është e këshillueshme vizita te dentisti. Furça e dhëmbëve duhet të jetë personale dhe të ndërrohet çdo 3-6 muaj. Pyetje dhe detyra1. Çfarë kuptoni me fjalën higjienë?2. Përse duhet të keni një higjienë të mirë të trupit?3. A mund të thoni pse fytyrës, gjatë pubertetit, duhet t’i kushtohet një kujdes i veçantë?Testo vetenShënoni (V) nëse thënia është e vërtetë, ose (G) nëse është e gabuar.• Higjienë do të thotë rregulla për një shëndet më të mirë. _____• Higjiena personale përfshin vetëm higjienën e trupit. _____107

