Page 11 - Demo
P. 11


                                    1. Çfarë studion biologjia?2. Ç’kuptoni me metodë shkencore të studimit në biologji?3. Çfarë kuptoni me hipotezë?4. Cili është dallimi ndërmjet teorisë dhe ligjit?Pyetje dhe detyraStrategjia e mbrojtjes së gjahut nga gjahtariBiologët kanë studiuar dy specie, të cilat lidhen mes tyre si gjahtari me gjahun. Në këtë rast, gjahtari është një lloj gaforreje (Regna saltatore), ndërsa gjahu një lloj mize (Rhagoletis zephyria).Këto lloje mizash kanë aftësi të imitojnë gaforret. Në flatrat e tyre shfaqen ngjyra e vizatime që ngjasojnë me këmbët e një gaforreje. Kur gaforrja i afrohet mizës, kjo kundërpërgjigjet: ngre flatrat, egërsohet dhe merr pamjen e gaforres, duke e imituar atë. Në këtë mënyrë, miza shpëton prej gaforres, pra shpëton nga gjahtari i saj. Në këtë rast, mizat mund të quhen rivale të gaforreve. Biologët, për të provuar sjelljen e gaforres dhe të mizave, kanë kryer një sërë eksperimentesh sipas etapave të paraqitura më poshtë.I. Në një enë transparente, ata vendosën bashkë disa gaforre dhe disa miza imituese të gaforres.II. Në një enë tjetër vendosën bashkë disa gaforre dhe disa miza joimituese, me flatra të zeza.Vëzhgimi: Në prani të mizave imituese, gaforret reagojnë (kundërpërgjigjen) duke ngritur këmbët. Nga ana tjetër, edhe mizat kur u afrohen gaforret, kundërpërgjigjen duke ngritur flatrat. Mbi flatrat e tyre pasqyrohen njolla e vijëzime që imitojnë këmbët e gaforres.Pyetje: Çfarë funksioni ka lëvizja e flatrave, në të cilat u pasqyruan njolla e vijëzime që imitojnë këmbët e gaforres?Hipoteza: Lëvizja e flatrave dhe vijëzimet mbi to rritin probabilitetin (mundësinë) e mbijetesës së mizave, sepse gaforret tërhiqen (largohen) të hutuara.Parashikimi: Nëse kjo hipotezë është e vërtetë, atëherë arrijmë në përfundimin se mizat imituese arrijnë të mbijetojnë.Eksperimenti: Shfaqja e vijëzimeve mbi flatrat e mizave ose pasqyrimi i tyre me ngjyrat përkatëse do të provojë se ato mbijetojnë.Verifikimi i rezultatit të eksperimentit: Në enën e dytë, numri i mizave me flatra të zeza që sulmohen nga gaforret është më i madh se në enën e parë.9
                                
   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15