Page 110 - Demo
P. 110


                                    Disa njohuri për riprodhimin te njeriuRiprodhimi është një pjesë e rëndësishme e jetës njerëzore. Ai përfshin dy procese: fekondimin dhe shtatzëninë. Fekondimi ndodh kur spermatozoidi takon vezën. Kjo mund të ndodhë gjatë marrëdhënies seksuale mes një burri dhe një gruaje. Kur sperma dhe veza takohen, formohet një vezë e fekonduar, e cila quhet zigotë. Kjo zigotë kur lidhet me organin e mitrës, tregon fillimin e shtatzënisë.Shtatzënia është periudha kohore kur një grua bart një fëmijë në mitrën e saj. Zakonisht, ajo zgjat rreth nëntë muaj, kohë gjatë së cilës fetusi rritet dhe zhvillohet. Kur fetusi është zhvilluar plotësisht, gruaja hyn në fazën e lindjes, që është dhe koha kur foshnja do të lindë.Është e rëndësishme të mbani mend se marrëdhëniet seksuale dhe riprodhimi duhet të kenë gjithmonë dakordësinë e të dyja palëve. Kjo do të thotë që të dy personat kanë rënë dakord të marrin pjesë në këtë marrëdhënie. Gjithashtu, është e rëndësishme që gjatë marrëdhënies seksuale të merren masa mbrojtëse, për të shmangur infeksionet seksualisht të transmetueshme dhe shtatzëninë e padëshiruar.Abuzimi seksualNdonjëherë, për fat të keq, ndodh që disa persona shpërdorojnë besimin dhe shfrytëzojnë rastin për të kryer marrëdhënie seksuale të detyruar. Kjo gjë lëndon fizikisht dhe mendërisht personin me të cilin është abuzuar. Ky quhet abuzim seksual. Abuzimi seksual mund t'i ndodhë kujtdo në mënyra të ndryshme. Mund të përfshijë prekjen e pjesëve intime të dikujt pa lejen e tij/saj, detyrimin e dikujt për të kryer marrëdhënie seksuale, apo edhe shfaqjen e imazheve ose videove seksuale pa pëlqimin e tyre.Abuzimi seksual është një problem shumë serioz, që mund të shkaktojë dëme të rënda emocionale dhe fizike. Ne duhet të jemi të kujdesshëm për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Gjithashtu, nëse na ndodh apo jemi dëshmitarë të ndonjë rasti, duhet të gjejmë forcën për të kërkuar ndihmën e duhur nga:- prindërit;- psikologu/ia e shkollës apo e institucioneve të specializuara;- punonjësit e rendit publik;- organizma të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Ata mund t’ju ndihmojnë të merrni mbështetjen dhe ndihmën që ju nevojitet për t’u rehabilituar dhe për të çuar para ligjit personat abuzues.Duhet të keni parasysh që të gjithë fëmijët e kalojnë pubertetin sipas veçorive individuale të organizmit të tyre. Të gjitha sa theksuam më lart, do t’ju ndihmojnë të kuptoni edhe më mirë çfarë ndodh me trupin tuaj gjatë rritjes, si dhe të menaxhoni veten për të qenë të sigurt dhe të shëndetshëm.1083.3 Abuzimi seksual dhe institucionet ku mund të kërkohet ndihmë 
                                
   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114