Page 111 - Demo
P. 111


                                    Ftesë për diskutimSipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë: “Abuzimi seksual i fëmijëve është përfshirja e një fëmije në një aktivitet seksual, për të cilin fëmija nuk është i përgatitur fizikisht, nuk e kupton plotësisht, është i/e paaftë të japë miratimin, ose që shkel ligjet apo tabutë sociale të shoqërisë”.Si mendoni, a është abuzim seksual, kontakti jo i drejtpërdrejtë, si p.sh.: telefonatat, fotografitë e pahijshme apo ngacmimet seksuale në internet?Abuzimi seksual me fëmijët është një fenomen i përhapur dhe ka pasoja të mëdha fizike dhe emocionale te fëmijët. Pasojat e këtij abuzimi ndikojnë edhe në fazat e mëvonshme të jetës. Sipas statistikave, një në çdo pesë gra kanë pranuar se janë abuzuar seksualisht gjatë fëmijërisë. Abuzimi seksual me fëmijët mund të ndodhë nga një person i rritur, i cili mund të bëjë pjesë te njerëzit që i rrethojnë (përfshirë persona brenda familjes, të afërm, njerëz që kujdesen për ta), ose nga bashkëmoshatarë. Abuzuesi mund t’i joshë fëmijët me dhurata e marifete të ndryshme. Nëse një fëmijë abuzohet seksualisht, ndjehet i frikësuar, i shqetësuar ose në gjendje konfuze. Këta fëmijë nuk janë të gatshëm që ta denoncojnë abuzuesin, ndihen të turpëruar dhe shpeshherë fajësojnë veten për atë që ka ndodhur.Bisedë telefonike për zgjidhjen e problemitNjë vajzë telefonoi në institucionin e ndihmës për fëmijë. Ajo donte të tregonte historinë e saj.– Alo, jam X.Y. Ndihem shumë keq dhe dua të flas me dikë. Numrin tuaj ma dha psikologjia e shkollës dhe më tha që mund t’ju telefonoja për çdo shqetësim. Një shok i vëllait që vjen shpeshherë në shtëpinë tonë, shfaq kundrejt meje sjellje jonormale dhe të padurueshme. Nuk mund t’u thosha prindërve se më vjen shumë turp të flas për këtë gjë. A mund të më ndihmoni si të dal nga kjo situatë?Si duhet të veproni në rastin e një abuzimi seksualTelefononi policinë ose institucionet e ndihmës për fëmijë.Bisedoni me prindërit për çdo problem që mund të keni.Kërkoni mbështetjen e njerëzve Kërkoni ndihmë mjekësore. më të besuar.Jo dhunës, neglizhimit, abuzimit, shfrytëzimit të fëmijëve.109
                                
   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114   115