Page 112 - Demo
P. 112


                                    Reflektim mbi situatënPo ju, si do të kishit vepruar në këtë situatë, apo nëse do të ishit dëshmitarë të ndonjë rasti të tillë?Prindërit, mësuesit, psikologët, mjekët dhe punonjësit që mbrojnë të drejtat e fëmijëve duhet të hetojnë nëse ka ndonjë ngacmim të mundshëm seksual, kur fëmijët shfaqin papritur ndryshime të menjëhershme të sjelljes dhe humorit. Organet kompetente merren me identifikimin dhe ndëshkimin e abuzuesit.Për të shmangur sa më shumë rastet e abuzimit seksual, prindërit duhet:• të tregohen të kujdesshëm dhe të interesuar se më kë shoqërohet fëmija i tyre; • të inkurajojnë fëmijët të bisedojnë hapur me ta për çdo gjë që u ndodh në shkollë apo jashtë saj; • të kontrollojnë faqet e rrjeteve sociale që përdorin fëmijët;• t'i mësojnë fëmijët se si të mbrohen në raste të tilla.Pyetje dhe detyra1. Çfarë kuptoni me abuzim seksual?2. Përse duhet të keni një komunikim të hapur me prindërit?3. Kush mund të jetë abuzuesi, në përgjithësi?Testo vetenShënoni (V) nëse thënia është e vërtetë, ose (G) nëse është e gabuar.• Abuzimi seksual me fëmijët ka pasoja fizike dhe emocionale tek ata. _____• Fëmijët nuk janë të gatshëm për t'i denoncuar abuzuesit. _____110
                                
   106   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116