Page 113 - Demo
P. 113
Biologjia – shkenca që studion gjallesat.Qeliza – njësia bazë më e vogël, ndërtuese e funksionale e gjallesave.Qelizë prokariote - materiali gjenetik ndodhet i shpërndarë.Qelizë eukariote – materiali gjenetik është i mbështjellë me membranë bërthamore.Qelizë bimore – njësia bazë e ndërtimit të trupit të bimëve.Qelizë shtazore – njësia bazë e ndërtimit të trupit të kafshëve.Muri qelizor – pjesë e jashtme që vesh qelizën bimore.Membrana qelizore – mbështjell brendësinë e qelizës dhe rregullon transportin e lëndëve nga qeliza në mjedis dhe nga mjedisi në qelizë.Citoplazma – pjesëz e lëngshme e çdo qelize, e cila ndodhet midis membranës qelizore dhe bërthamës. Në citoplazmë qëndrojnë pezull organelet qelizore.Organele qelizore – njësi strukturore speciale që ndodhen në citoplazmë dhe kryejnë funksione të caktuara. Të gjitha së bashku kryejnë funksione jetësore të qelizës.Kloroplasti – organel karakteristik për qelizën bimore. Aty zhvillohet fotosinteza.Mitokondri – centrale të prodhimit të energjisë në qelizë.Bërthamë – “truri” i qelizës që drejton të gjitha funksionet qelizore.Membrana bërthamore – cipë që mbështjell bërthamën në qelizat eukariote.Gjallesë – organizëm që jeton (lind, rritet, ushqehet, shumohet, përshtatet, riprodhohet, vdes).Mikroskop – aparat për të vrojtuar preparatet biologjike.Preparat – material i përgatitur për vrojtimin në mikroskop.Lamë – copë xhami special, ku vendoset materiali që do të vrojtohet.Lamelë – xhami mbulues i preparatit.Monere – organizma njëqelizorë shumë të thjeshtë, pa bërthamë të diferencuar.Protistë – organizma njëqelizorë shumë të thjeshtë, me bërthamë të diferencuar.Mikroorganizma të dëmshëm – organizma njëqelizorë që shfaqin sëmundje te bimët, kafshët dhe njerëzit.Kalbëzim – proces që zhvillohet te mbetjet e bimëve nën veprimin e mikroorganizmave.Algat shumëqelizore – organizma shumëqelizorë që jetojnë në ujë.Bimët me lule – bimë barishtore apo drunore, ku organi i riprodhimit është lulja.111Fjalor

