Page 114 - Demo
P. 114


                                    Bimët pa lule – lloje bimësh që riprodhohen me spore apo boçe, ku bëjnë pjesë myshqet, fieret, disa bimë shkurrore e drunore.Bimë njëthelbore – bimë si gruri, misri etj., gjethet e të cilave vendosen një e nga një.Bimë dythelbore – bimë si fasulja, batha etj., gjethet e të cilave vendosen dyshe, përballë njëra-tjetrës.Jovertebrorë – gjallesa pa shtyllë kurrizore.Vertebrorë – gjallesa me shtyllë kurrizore.Këmbënyjëtuar – vertebrorë, këmbët e të cilëve janë të artikuluara (me nyja).Gjitarët – gjallesa që i ushqejnë të vegjlit e tyre me qumësht.Përcaktues biologjik - metodë që lejon identifikimin e gjallesave.Gjinia – grup gjallesash i përbërë nga individë të disa llojeve, që shfaqin karakteristika të përafërta.Lloji – individë me tipare të ngjashme, të aftë për t’u kryqëzuar midis tyre dhe për të lënë pasardhës të ngjashëm dhe pjellorë.Ndryshueshmëri (variacion) – çdo dallim midis individëve të një lloji quhet ndryshueshmëri ose variacion. Mjedis – vend dhe gjallesa, ndërmjet të cilave krijohen lidhje e raporte reciproke.Biosferë – nënkupton të gjithë organizmat e gjallë që jetojnë në shtresën e planetit Tokë, si dhe gjithë materien organike të padekompozuar (e pazbërthyer) që mundëson jetën.Atmosferë – shtresë e gaztë, e përbërë nga oksigjeni, dioksidi i karbonit, hidrogjeni, azoti etj., që rrethon Tokën.Litosferë – pjesa e ngurtë që ndodhet në sipërfaqen e jashtme të Tokës, e përbërë nga male, shkëmbinj etj.Hidrosferë – bashkësia e ujërave të lumenjve, oqeaneve, deteve, liqeneve që ndodhen në planetin tonë.Klima përcakton cilësitë e një mjedisi dhe ndikon në shpërndarjen e gjallesave.Faktorët fizikë – temperatura, trysnia, drita, era, të cilat ndikojnë në jetën e gjallesave. Këto janë elementet e klimës.Faktorët kimikë – oksigjeni, dioksidi i karbonit uji, kripërat minerale etj., të cilëtndikojnë në jetën e gjallesave.Habitat – vendbanim i një gjallese.Biotop – vendbanim, ku jetojnë së bashku disa popullata.Bioma – tip ekosistemi që ndodhet në një zonë gjeografike të përhapur, i cili karakterizohet nga bashkësi bimore të ngjashme.Popullatë – grup gjallesash të njëjta që jetojnë në të njëjtin ambient.112
                                
   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118