Page 115 - Demo
P. 115


                                    Dendësi e popullatës – gjendet me raportin e numrit të individëve në njësi të sipërfaqes ose të vëllimit.Bashkësi biologjike – dy ose më shumë popullata gjallesash të ndryshme që jetojnë e ndërveprojnë në të njëjtin mjedis, si p.sh.: gjarpërinj, antilopë, barëra, drurë.Ekosistemi – përbëhet nga dy ose më shumë bashkësi biologjike bashkë me biotopin në të cilin ato jetojnë.Humus – lëndë organike që pasurojnë tokën dhe e bëjnë atë më pjellore.Përshtatje – mekanizëm (ose proces) biologjik ose sjellje, apo cilësi që favorizon mbijetesën e një gjallese.Energji – e padukshme me sy të lirë, nënkuptohet nëpërmjet punës së kryer,lëvizjeve etj.Autotrofe – gjallesa që e përgatisin vetë ushqimin.Heterotrofe – gjallesa që e marrin ushqimin të gatshëm nga natyra.Konkurrencë – marrëdhënie që krijohet midis dy ose më shumë individëve, të cilëtluftojnë për të siguruar të njëjtën gjë, p.sh.: ushqim, territor etj.Gjahtar – specie që gjuan (grabitqar).Gjah (pre) – specie që gjuhet nga grabitqari dhe shërben si ushqim për të.Simbiozë – bashkëjetesë midis gjallesave.Parazitizëm – kur një specie jeton duke shfrytëzuar një tjetër dhe duke e dëmtuar atë.Komensalizëm – kur njëra specie përfiton nga tjetra, por kjo e dyta nuk dëmtohet.Mutualizëm – raporte që krijohen midis dy specieve të cilat përfitojnë nga njëratjetra.Zinxhir ushqimor – rrjeta e të ushqyerit të gjallesave të ekosistemit.Rrjeta ushqimore – gërshetim i dy ose tre zinxhirëve ushqimorësipas mënyrës së të ushqyerit.Prodhuesit – bimët; gjallesat autotrofe.Konsumator – gjallesë që ushqehet me bimë ose kafshë heterotrofe.Barngrënës – gjallesë që ushqehet me bar.Mishngrënës – gjallesë që ushqehet me mish.Dekompozues – gjallesa që zbërthejnë lëndët organike që ndodhen në organizmat e vdekur.Piramidë energjie – tregon si rrjedh energjia në hallkat përkatëse.Ndotje – procesi i shtimit të mbetjeve në mjedis.Qarkullim i ujit – procesi i largimit dhe rikthimit të ujit në tokë.113
                                
   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119