Page 116 - Demo
P. 116
Biomë ujore – lloj ekosistemi ujor.Bioma tokësore – lloj ekosistemi tokësor.Liqen – lloj biome e ujërave të ëmbla e të qeta, me sipërfaqe dhe thellësi të madhe.Plankton – tërësia e mikrogjallesave të ujit.Gjallesa endemike – gjallesa që jetojnë vetëm brenda kufijve të një shteti.Gjallesa në rrezik zhdukjeje – gjallesa, numri i të cilave vjen duke u pakësuar.Kënetë – lloj biome e ujërave të ëmbla e të qeta, me sipërfaqe të madhe, por me thellësi të vogël.Pellg – lloj biome e ujërave të ëmbla e të qeta me sipërfaqe dhe thellësi të vogël.Fitoplankton – pjesë e planktonit ku përfshihen prodhuesit.Zooplankton – pjesë e planktonit ku përfshihen konsumatorët.Pubertet – proces i ndryshimeve fizike dhe emocionale që kalojnë pothuajse të gjithë njerëzit.Higjienë personale – zbatim i rregullave për një shëndet më të mirë.Ngacmim seksual – ngacmim nëpërmjet fjalëve, gjesteve ose nëpërmjet telefonit, fotografive dhe videove të pahijshme në rrjetet sociale në internet.Institucion i ndihmës – vendi ku duhet të dëgjohet fjala apo ankesa e fëmijëve, të cilët janë keqtrajtuar apo abuzuar nga persona të caktuar.114

