Page 12 - Demo
P. 12
Në mjedisin ku jetojmë mund të vërejmë:- fëmijë dhe të rritur;- kafshë të ndryshme (si qen, mace);- shpendë (zogj, trumcakë, kanarina);- shtëpi, pallate, kanale, kodra, fusha, male;- mbetje ushqimore ose plastike;- tubacione uji, drurë, lule, shkurre etj.Dimë se një pjesë e atyre që përmendëm më lart nuk hyjnënë grupin e madh të gjallesave. Ato janë jogjallesa.Si mund t’i dallojmë gjallesat nga jogjallesat?A ka ndonjë kufi të prerë midis tyre?Të gjitha format e gjalla lindin, ushqehen, shkëmbejnë energji me mjedisin, marrin frymë, rriten, zhvillohen, lëvizin, u përgjigjen ngacmimeve të mjedisit, përshtaten, riprodhohen, evoluojnë. Duke i përmbledhur të gjitha këto, themi se gjallesat kanë të përbashkët atë që e quajmë “jetë” (pra, jetojnë). Gjallesat dallohen nga forma, madhësia dhe struktura e trupit. Edhe pse ndryshojnë nga njëra-tjetra, sipas shkencëtarëve ato kanë shtatë veçori të përbashkëta.1. Gjallesat janë të organizuara. Ato përbëhen nga qeliza, të cilat organizohen në inde, organe apo sisteme. Jogjallesat nuk janë të organizuara, për shembull, uji i oqeaneve përmban kripëra të ndryshme të tretura në të, por të shpërndara në mënyrë rastësore.2. Gjallesat i mbajnë konstante strukturën dhe funksionet e tyre, edhe pse kushtet në mjedisin e jashtëm ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme. Për shembull, kur në mjedisin e jashtëm temperatura ngrihet ose ulet shumë, temperatura e trupit të kafshëve me gjak të ngrohtë (ku bën pjesë edhe njeriu) nuk ndryshon. Si rezultat i ndryshimit të temperaturës, jogjallesat ndryshojnë formën, vëllimin, masën etj. Kështu, nëse temperatura e mjedisit ngrihet shumë, vihet re se ujërat sipërfaqësore ndryshojnë vëllimin, sepse një pjesë e tyre avullon.3. Gjallesat rriten e zhvillohen. Të gjithë e dimë se një embrion bimor i vogël rritet derisa bëhet bimë, e cila është e aftë të riprodhojë veten; ose një bebe rritet derisa bëhet një njeri i rritur. Edhe jogjallesat mund të rriten (të shtojnë vëllimin ose masën e tyre) p.sh.: lumenjtë ose retë bashkohen dhe rritin vëllimin e masën; shtëpitë, pallatet mund të rriten në madhësi. Megjithatë, ato nuk rriten si pasojë e një force të brendshme jetësore, siç rriten gjallesat. Jogjallesat rriten si rezultat i fenomeneve natyrore ose falë dorës së njeriut.4. Gjallesat shkëmbejnë energji me mjedisin, p.sh.: njerëzit ushqehen, marrin energji nga mjedisi dhe ia kthejnë atë duke punuar. 101.2 Veçoritë e gjallesave

