Page 13 - Demo
P. 13
5. Gjallesat u përgjigjen ngacmimeve të mjedisit, p.sh.: lulja “Mos më prek” i mbyll gjethet sapo e prekin; nëse prekim stufën e nxehtë, menjëherë e largojmë gishtin.6. Gjallesat i përshtaten ambientit në të cilin jetojnë, p.sh.: në Afrikë, ngjyra e lëkurës së njerëzve është e errët, duke iu përshtatur kështu temperaturave shumë të nxehta. Ariu polar e ka gëzofin me ngjyrë të bardhë. Kameleoni ndryshon ngjyrën sipas mjedisit ku ndodhet. Shënim• Procese të tilla si riprodhimi, përshtatja dhe zhvillimi nuk ndodhin te jogjallesat.• Mund të themi se gjallesat dhe jogjallesat janë të lidhura dhe bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.• Në organizmin e njeriut ndodhen një sërë kripërash minerale (si në përbërje të kockave, gjak etj.), pa të cilat organizmi ynë nuk do të arrinte të kryente funksionet jetësore dhe do të shkatërrohej.• Të gjitha gjallesat përbëhen nga njësi të vogla, që quhen qeliza.1. Cilat janë veçoritë e gjallesave?2. Nga dritarja e shtëpisë, dalloni gjallesat nga jogjallesat që shikoni. Plotësoni tabelën e mëposhtme me të dhënat nga vëzhgimi.Gjallesë (emri)Jogjallesë (emri)LëvizUshqehetRritetReagon ndaj mjedisit3. Shkruani një ese me temën: “Gjallesat duhet të ushqehen, për të siguruar rritjen dhe për të kryer funksionet jetësore”.Pyetje dhe detyra7. Gjallesat kanë aftësinë të riprodhohen. Riprodhimi nënkupton procesin e lindjes së pasardhësve të rinj. Jogjallesat nuk riprodhohen. 11

