Page 14 - Demo
P. 14
Tipat e qelizaveNjë karakteristikë tjetër që dallon gjallesat nga jogjallesat është fakti se të gjitha gjallesat janë të ndërtuara nga e njëjta njësi themelore. Kjo njësi quhet “qelizë”.Qeliza është njësia më e vogël e ndërtimit të gjallesave.Ajo u zbulua për herë të parë nga Robert Huk, në vitin 1665. Ekzistojnë dy tipa qelizash:a) prokariote;b) eukariote.Qelizat prokariote janë qeliza të thjeshta, nuk kanë bërthamë. Këto qeliza përbëhen vetëm nga citoplazma dhe membrana qelizore.Materiali gjenetik trashëgues në këto qeliza ndodhet i shpërndarë në citoplazmë. Qeliza prokariote janë qelizat e baktereve. Qelizat eukariote kanë një strukturë komplekse. Ato janë të pajisura me bërthamë të diferencuar mjaft mirë. Bërthama e qelizës eukariote mbështillet nga membrana bërthamore. Diferenca ndërmjet qelizave eukariote dhe prokariote është se në citoplazmën e qelizave eukariote dallohet prania e disa strukturave të specializuara.Këto struktura quhen organele qelizore. Shumica e organeleve qelizore (përveç ribozomeve) mungojnë në qelizat e tipit prokariot.Të dimë më tepërMadhësia e qelizavea) Qelizat në përgjithësi janë mikroskopike, p.sh.: qelizat epiteliale (indi mbështjellës), qelizat e baktereve etj. (0,2 mikron).b) Veza e shpendëve është një qelizë makroskopike. Pjesët përbërëse të kësaj qelize paraqiten në figurë: e verdha e vezësdhoma e ajritembrioni albuminamembrana e jashtme membrana vitelinemembrana e brendshmeguaska e verdha e vezësdhomae ajritembrioni albuminamembrana e jashtme membrana vitelinemembrana e brendshmeguaskakapsulamuri qelizormembrana qelizorecitoplazmaribozomeplasmidekanalemateriali gjenetik (ADN)flagjeli12Qeliza, njësia më e vogël e ndërtimit të gjallesave. Qeliza bimore dhe ajo shtazore1.3

