Page 16 - Demo
P. 16


                                    Klasa ndahet në dy grupe.Grupi I përgatit qelizën shtazore.Grupi II përgatit qelizën bimore.Vrojtimi në mikroskop i qelizës shtazoreMjetet e punës:mikroskop optik, lamë, lamelë, ujë, spatul druri, pikatore, tinkturë jodi.Zhvillimi i punësMerrni pak material (mukozë) me anë të spatulës dhe fërkoni me të pjesën e brendshme të faqes. Më pas, vendoseni materialin në lamë. Shpërndajeni materialin me anë të spatulës. Hidhni sipër tij një pikë ujë dhe një pikë tinkturë jodi. Mbuloni preparatin me lamelë, duke bërë kujdes që të mos futen flluska ajri. Vendoseni preparatin në tavolinën e mikroskopit dhe mbërthejeni me kapëse. Vrojtoni preparatin duke përdorur objektiva zmadhues të ndryshëm, nga më i vogli deri te më i madhi.Çfarë vini re? Nga vrojtimi i preparatit në mikroskop dallohen qelizat e veshjes së brendshme të nofullës. Ato kanë forma rombike, të fryra, të bashkuara njëra pas tjetrës si pjesët e një mozaiku. Nëse zmadhojmë qelizat me ndihmën e objektivave zmadhues, në qendër të çdo qelize mund të shohim një masë rrethore më të errët. Kjo është bërthama e qelizës.material i marrë nga mukoza e gojëslamalamelatretësirë ujore e mukozës së gojës me tinkturë jodimarrja e materialit nga mukoza e gojësokularimakrovidamikrovidadorezakapëset fiksuesebazamentipasqyratavolina e vogëlobjektivat (zmadhuesit)trupi141.4 Punë eksperimentale
                                
   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20