Page 17 - Demo
P. 17
VeprimtariHulumtim në brendësi të qelizës bimore1. Merrni një copë të vogël qepe. Prisni një pjesë rreth 1 deri 2 cm.2. Hidhni një pikë uji mbi një lamë të pastër mikroskopi.3. Zhvishni me shumë kujdes një shtresë të hollë nga pjesa e brendshme e cipës së qepës.4. Mbështeteni butësisht shtresën në pikën e ujit në lamë. Sheshojeni sa të mundni.5. Merrni një copë qelqi të hollë, të quajtur lamelë. Bëni kujdes! Lamela thyhet shumë lehtë. Vendoseni butësisht lamelën mbi copën e qepës. Kujdesuni që të mos mbeten shumë flluska ajri nën lamelë.6. Rrotulloni lentet e objektivit në mikroskop derisa më e vogla të jetë sipër vrimës së mesit në tavolinën e mikroskopit. Vendosni lamën në tavolinën e mikroskopit në mënyrë që cipa e qepës të jetë sipër vrimës së saj.7. Duke kërkuar anash, rrotulloni vidën e qendërzimit, derisa lentja të vendoset mbi lamelë. Tregohuni shumë të kujdesshëm, mos e prekni lamën dhe lamelën, se mund të thyhen.8. Shikoni poshtë nëpërmjet okularit. Rrotulloni ngadalë makrovidën për të lëvizur lenten e objektivit larg nga lamela. Ndaloni kur figura e qepës të vijë në qendër.9. Vizatoni disa prej qelizave që mund të shikoni në mikroskop.a) Prisni copën e qepës.b) Hidhni mbi lamë një pikë ujë.c) Hiqni cipën ehollë të qepës.d) Vendoseni në lamë.e) Mbulojeni melamelë.1. Tregoni pse qelizat e cipës së qepës nuk duken të gjelbra.2. Përshkruani ndonjë vështirësi që hasët në këtë veprimtari. Si e zgjidhët?Pyetje dhe detyraf) Shikoni anash në mikroskop.g) Qendërzoni shikimin.15

