Page 18 - Demo
P. 18
Qeliza është njësia bazë e ndërtimit të çdo gjallese. Gjallesat mund të jenë të ndërtuara nga një qelizë e vetme ose nga një numër i madh qelizash.Të gjitha gjallesat që janë të ndërtuara nga një qelizë e vetme quhen gjallesa njëqelizore. Edhe pse trupi i tyre është i përbërë nga një qelizë e vetme, ato i kryejnë të gjitha funksionet jetësore: të ushqyerit, shndërrimin e substancave, transportin e lëndëve ushqyese nga mjedisi i jashtëm brenda në qelizë ose anasjelltas, nxjerrjen jashtë të mbetjeve, rritjen, ndarjen, shumimin.Të gjitha gjallesat që janë të ndërtuara nga një numër i madh qelizash quhen gjallesa shumëqelizore. Te këto gjallesa, qelizat janë të specializuara dhe kanë forma e madhësi të ndryshme, të cilat lidhen me funksionin që ato kryejnë, p.sh.: qelizat muskulore kanë formë të zgjatur.Qelizat nervore kanë formën e yllit. Një qelizë e specializuar nuk mund të mbijetojë e vetme dhe e pavarur nga qelizat e tjera të grupit të saj.zgjatim citoplazmik (i shkurtër)zgjatim citoplazmik (i gjatë)Pjesë indi në brendësi të qepës (cipa e hollë). Ky ind mbulon sipërfaqen e çdo shtrese në brendësi të qepës.qeliza të një muskuli të butëLloje të indit muskulormuskul i tërhequrqelizat e muskulit të zemrësNë një organizëm shumëqelizor, qelizat që kanë formë, madhësi dhe funksion të njëjtë formojnë një ind. Trupi i njeriut ka disa lloje indesh: indi epitelial, indi lidhor, indi muskulor, indi kockor.16Nga qeliza, tek organizmi.Nivelet e organizimit të qelizave 1.5

