Page 21 - Demo
P. 21


                                    Nivelet e organizimit të jetësÇdo gjallesë ka një periudhë të caktuar të jetës, e cila varet jo vetëm nga trashëgimia gjenetike, por dhe nga faktorët mjedisorë. Për sa i përket ndërtimit, gjallesat janë një- ose shumëqelizore. Çdo gjallesë, si ajo njëqelizore, ashtu edhe ajo shumëqelizore, i kryen vetë të gjitha funksionet jetësore. Jeta e gjallesave është e organizuar në disa nivele.Niveli i parë i jetës është organizmi, i cili funksionon si një i tërë, duke kryer të gjitha funksionet jetësore. Çdo organizëm përshtatet në habitatin e vet. Ketri në habitatin e tijNiveli i dytë i jetës është popullata. Me popullatë kuptojmë një grup organizmash të të njëjtit lloj, që jetojnë në një vend të caktuar dhe ndërveprojnë mes tyre, si për shembull popullata e tulipanëve.Niveli i tretë i jetës është bashkësia biologjike. Këtu përfshihen të gjitha popullatat e llojeve të ndryshme që jetojnë në të njëjtën zonë, si për shembull popullatat e tulipanëve të ndryshëm.Niveli i katërt i jetës është ekosistemi, i cili përbëhet nga biotopi (toka, uji, ajri) dhe bashkësia biologjike. Në ekosistemet ajrore, ujore dhe ato tokësore ndodhen bashkësi të ndryshme biologjike. Për shembull, në ekosistemet ujore ndodhen: zogjtë, peshqit, balenat, peshkaqenët, algat, delfinët, molusqet etj.Niveli i pestë i jetës është biosfera, e cila përfshin të gjitha llojet e ekosistemeve të vogla dhe të mëdha. Më gjerësisht me nivelet e organizimit të jetës do të njiheni në Temën 2.Të kuptuarit e niveleve të jetës na ndihmon të vlerësojmë bukurinë dhe kompleksitetin e natyrës, ku të gjithë faktorët ndikojnë në ekuilibrin e jetës në planetin Tokë.Popullatë tulipanëshBashkësi biologjikeEkosistem ujor191.6 Bota e gjallesave 
                                
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25