Page 22 - Demo
P. 22


                                    Qelizë bakterialeGjallesat mikroskopikeGjallesat, përmasat e të cilave janë më të vogla se 1 mm, quhen mikrogjallesa (ose mikroorganizma). Ato nuk shihen me sy të lirë, por vetëm me ndihmën e mikroskopit. Gjallesat klasifikohen në pesë mbretëri.Monerët (bakteret)Bakteret janë gjallesa shumë të thjeshta. Qelizat e tyre janë shumë të vogla (0,4 – 14 mikron). Në qelizën e bakterit nuk ka bërthamë tëdiferencuar. Bakteret nuk kanë organele. Krahas membranës qelizore, qeliza e një bakteri ka edhe mur qelizor. Bakteret kanë forma të ndryshme. Mbretëritë e gjallesave• monerët• protistët• kërpudhat • bimët• kafshëtVeprimtari Si të vrojtojmë bakteretNë një gotë me vëllim 500 ml, hidhni 50 ml xhelatinë, vlojeni për 5 minuta dhe lëreni të ftohet. Lini shenjat e dy gishtave në xhelatinë. Pas 3-4 ditësh do të vëreni njolla mbi xhelatinë. Më pas ndiqni hapat e mëposhtëm:1. Vrojtoni në mikroskopNë një enë porcelani të pastruar mirë, hidhni një pikë nga njolla dhe hollojeni me 2 ml ujë. Merrni një pikë prej saj dhe vendoseni mbi lamë. Lamën mbulojeni me lamelë dhe vendoseni në tavolinën e mikroskopit.2. Shënoni në fletore përfundimet. 3. Vizatoni format e baktereve që vrojtuat në mikroskop.Pyetje dhe detyra1. Cilat janë nivelet e organizimit të jetës?2. Pse duhet t’i njohim këto nivele?3. Cilat gjallesa quhen mikroskopike?4. Si është e ndërtuar një qelizë bakteriale?5. Si mund t’i vrojtojmë bakteret?20
                                
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26