Page 24 - Demo
P. 24


                                     Protistë dhe alga njëqelizore në një pikë ujëMerrni një pikë ujë nga një pellg i ndenjur ku rriten bimë të ndryshme dhe vendoseni në një lamë. Mbulojeni me lamelë, në mënyrë që të mos futet ajri.Vrojtoni preparatin në mikroskop. Çfarë vëreni? Shënoni të dhënat në fletore.Në mikroskop do të dalloni alga të gjelbra dhe protozoarë që lëvizin. Mos u trembni, më pas lëvizjet do të ndërpriten.Në fund përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme:• Pse këto gjallesa nuk shihen me sy të lirë?• Pse disa nga gjallesat që vrojtuat kanë ngjyrë të gjelbër?• Vëzhgojini me kujdes ato.• Vizatoni në fletore format e tyre.• Pse protozoarët e ndërpresin lëvizjen në prani të dritës së mikroskopit?• Vizatoni në fletore format e tyre.Pyetje dhe detyra1. Klasifikoni këto gjallesa, duke u bazuar në mënyrën si e sigurojnë ushqimin:euglena, parameci, bakteret, algat blu, algat e gjelbra, trypanosoma, ameba. 2. Renditni emrat e disa protozoarëve, duke treguar ngjashmëritë dhe ndryshimet në strukturën e tyre qelizore.3. Çfarë tregon ngjashmëria që ata kanë në strukturën qelizore?VeprimtariAlgat njëqelizore Në këtë grup përfshihen mikrogjallesa njëqelizore, të cilat kanë karakteristika të ngjashme me bimët. Ato e prodhojnë vetë lëndën organike. Së bashku me protozoarët, këto mikrogjallesa formojnë planktonin në sipërfaqen e deteve dhe oqeaneve. Me plankton ushqehen balenat dhe shumë specie që jetojnë në këto ujëra.22
                                
   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28