Page 25 - Demo
P. 25


                                    Çfarë janë mikroorganizmat?Mikroorganizmat janë organizma të gjallë shumë të vegjël, që mund të shihen vetëm në mikroskop.Si të gjithë organizmat e gjallë, edhe mikroorganizmat kanëndërtim qelizor. Shumica e tyre janë gjallesa njëqelizore. Ekzistojnë shumë grupe mikroorganizmash.• BakteretBakteret gjenden kudo. Qelizat e tyre janë shumë më të vogla se qelizat e njeriut. Nëse do të renditnim në rresht njëri pas tjetrit 1000 nga këto baktere, do të zinin vetëm 2 milimetra në vizore.• Kërpudhat mikroskopikeNë natyrë gjenden shumë kërpudha të mëdha, ku përfshihen kërpudhat helmuese dhe johelmuese, të cilat i shohim me sy të lirë. Disa lloje kërpudhash janë mikroskopike. Për shembull, tharmet (majatë) janë kërpudha njëqelizore mikroskopike.• Algat njëqelizore dhe protozoarëtNëse vëzhgoni në mikroskop disa pika uji të marra nga një pellg, aty do të dalloni shumë organizma të gjallë të vegjël.Disa prej tyre janë organizma bimorë, të cilët quhen alga, disa të tjerë janë kafshë njëqelizore, të quajtura protozoarë.1. Secili nga këta cilindra ngjyrë violetë është një bakter (njëqelizor).2. Ky është një grup qelizash tharmi, i parë në mikroskop. Po të vëzhgoni me kujdes në figurë, në disa prej qelizave dallohen sytha të vegjël në rritje. Kjo tregon si riprodhohet majaja.Veprimtaripjatë Petri agarRritja e mikroorganizmave në ajërNjë mikroorganizëm i vetëm është shumë i vogël për t’u dalluar nga syri i njeriut, por nëse rritim një koloni të tërë, mund t’i shohim me sy të lirë.1. Mësuesi/ja do t’ju japë një enë të vogël qelqi me kapak, që quhet pjatë Petri. Ajo duhet të përmbajë agar (lloj sheqeri që kur përzihet me ujë, jep diçka të ngjashme me xhelatinën). Pjata dhe agari duhet të jenë sterilë. Fjala “sterilë” do të thotë që në to nuk duhet të ketë asnjë organizëm të gjallë.231.8 Mikroorganizmat
                                
   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29