Page 26 - Demo
P. 26
Pyetje dhe detyra1. Qelizat bakteriale janë shumë më të vogla se qelizat e njeriut. Qelizat e majasë kanë afërsisht të njëjtën madhësi me qelizat e njeriut. Bazuar në këtë informacion, tregoni cila nga fotografitë e mësipërme (ajo e bakterit apo ajo e majasë) është zmadhuar më shumë?2. Figura në të djathtë tregon mikroorganizmat që gjenden në disa pika uji të një pellgu, të para në mikroskop. Kujtoni si mund të dallosh se cilët nga këta mikroorganizma janë alga dhe cilët protozoarë.Alga dhe protozoarë2. Hiqeni kapakun nga pjata. Lëreni pjatën të hapur për 5 ose 10 minuta, me qëllim që mikroorganizmat e ajrit të bien mbi pelten agar. (Mos merrni frymë dhe mos bisedoni sipër pjatës.)3. Mbulojeni pjatën me kapak. Puthiteni mirë kapakun me pjatën me anë të një shiriti ngjitës.4. Vendoseni pjatën me kokë poshtë. Kjo bëhet që avujt e kondensuar të mos krijojnë pika lëngu në pelte, ku mund të mbyten mikroorganizmat.5. Vendoseni pjatën në një vend të sigurt për disa ditë. Mos e hapni kapakun për asnjë çast.6. Pas ca ditësh, në sipërfaqen e peltes do të shikoni disa njolla. Çdo njollë është një koloni që fillon si një mikroorganizëm i vetëm.7. Peltja agar përmban lëndë ushqyese për t’u përdorur nga mikroorganizmat. Përpiquni të kujtoni se çfarë do të thotë fjala “lëndë ushqyese”.8. Shprehni mendimin tuaj pse pjata e Petrit dhe peltja agar duhet të jenë sterile.9. Shpjegoni pse është e rëndësishme të mos e hapni kapakun pasi e keni mbyllur me shiritin ngjitës.10. Vizatoni një koloni mikroorganizmash, që rriten mbi sipërfaqen e peltes agar. Në pjatën e Petrit mund të jenë formuar disa koloni bakteresh dhe kërpudhash. Koloni kërpudhash dhe bakteresh.• Mikroorganizmat janë organizma të gjallë, shumë të vegjël për t’u parë me sy të lirë.• Të gjitha bakteret janë mikroorganizma, të tillë janë edhe disa kërpudha.Shënim24

