Page 27 - Demo
P. 27
Një virus që shkakton gripin.Shumica e mikroorganizmave janë të padëmshëm, madje disa prej tyre i përdorim në jetën e përditshme, p.sh.: bakteret që kthejnë qumështin në kos, djathë etj.Megjithatë, ekzistojnë mikroorganizma të tjerë që mund të shkaktojnë sëmundje te njerëzit. Kur hyjnë në trupin tonë, ato mund të riprodhohen dhe të prodhojnë substanca të dëmshme, të cilat quhen toksina. Toksinat mund të na dëmtojnë qelizat dhe të na sëmurin.Shumë sëmundje që shkaktohen nga mikroorganizmat quhen sëmundje infektive, çka do të thotë se mikroorganizmat mund të kalojnë nga njëri trup te tjetri.Mikroorganizma të dëmshëmEkziston një lloj bakteri që shkakton sëmundjen e tuberkulozit ose shkurt TBC. Bakteret TBC rriten brenda qelizave të mushkërive. Me kalimin e kohës, këto baktere e dëmtojnë aq shumë njeriun, saqë mund t’i shkaktojnë vdekjen. Për të luftuar këto baktere të rrezikshme për jetën, përdoren barna që quhen antibiotikë.Malaria është një sëmundje që shkaktohet nga një lloj protozoari. Protozoari jeton në gjak. Ai kalon nga një person te një tjetër nëpërmjet mushkonjës.Ndonjëherë, protozoari i malaries infekton trurin, gjë që është shumë e rrezikshme.Gripi dhe e ftohura shkaktohen nga viruset. Virusi është edhe më i vogël se bakteri. Viruset janë aq të vogla, sa mund të shihen vetëm me anë të një mikroskopi të veçantë, i cili quhet mikroskop elektronik.Mikroorganizmat që shkaktojnë të ftohurën, mund të kalojnë nëpërmjet ajrit nga një person te tjetri.Kur mushkonja pickon një njeri, protozoari i malaries kalon nga mushkonja, në gjakun e tij.251.9 Mikroorganizmat dhe sëmundjet

