Page 28 - Demo
P. 28
Viruset nuk shfaqin ndonjë nga veçoritë e organizmave të gjallë, kjo deri në momentin që futen në një qelizë të gjallë. Më pas, ato e detyrojnë qelizën të riprodhojë viruse, të cilat dalin jashtë qelizës dhe infektojnë qeliza të tjera. Viruset nuk kurohen me antibiotikë.Pyetje dhe detyra1. Përshkruani dy mënyra, nëpërmjet të cilave një sëmundje infektive mund të kalojë nga një person te një tjetër.2. Shpjegoni pse antibiotikët nuk mund të kurojnë ftohjen.3. Ana thotë që mushkonjat shkaktojnë malarien. Si mendoni, a ka të drejtë ajo? Pse?4. A janë viruset mikroorganizma të gjallë? Argumentoni përgjigjen.KuriozitetLui PasterKimisti Lui Paster lindi në Francë, në vitin 1822. Në atë kohë, askush nuk e dinte që mikroorganizmat mund të shkaktonin sëmundje.Pasterit iu kërkua të hulumtonte një sëmundje që po zhdukte krimbat e mëndafshit. Ai bëri eksperimente që treguan se sëmundja kalonte nga njëri krimb te tjetri nëpërmjet ajrit, ose kur njerëzit i preknin me dorë.Pak kohë më parë, ai kishte zbuluar se disa mikroorganizma ndikonin në fermentimin e lëngut të rrushit, prej të cilit prodhohej vera.Nisur nga ky fakt, ai mendonte se edhe në sëmundjen e krimbave të mëndafshit mund të ndikonin mikroorganizma të tjerë. Nga studimet dhe eksperimentet e Pasterit morën ide edhe shkencëtarë të tjerë. Në këtë kohë, njerëzit kishin filluar të përdornin antiseptikë për të parandaluar infeksionet. Antiseptik quhet një substancë që përdoret për të mbytur mikroorganizmat jashtë trupit. Përdorimi i antiseptikëve ekzistonte shumë vite përpara se biologët dhe mjekët të besonin realisht që mikroorganizmat shkaktonin sëmundje infektive.• Sëmundjet infektive shkaktohen nga mikroorganizmat.• Disa lloje bakteresh, virusesh dhe protozoarësh mund të shkaktojnë sëmundje.• Antibiotikët mund të përdoren për të kuruar sëmundje të shkaktuara nga bakteret.• Kimisti Lui Paster ishte i pari që siguroi prova, të cilat tregonin se sëmundjet infektive shkaktoheshin nga mikroorganizmat.Shënim26

