Page 29 - Demo
P. 29


                                    Mikroorganizmat ndodhen kudo. Ata jetojnë në ajër, në tokë, në ujë, mbi lëkurë dhe brenda trupit tonë. Një lugë çaji me dhé mund të përmbajë një miliard baktere.Kalbëzimi Mbi këtë portokall janë rritur mikroorganizma. Ata e kanë ndryshuar atë dhe kanë shkaktuar kalbëzimin e tij. Portokalli është pemë frutore. Pemët janë organizma të gjallë. Substanca që prodhohet nga organizmat e gjallë quhet lëndë organike.Disa mikroorganizma shpërbëjnë lëndët organike dhe shkaktojnë kalbëzimin e tyre. Kalbëzimi i ushqimit përbën shqetësim për njerëzit, e megjithatë, në shumicën e rasteve, kalbëzimi nga mikroorganizmat është i nevojshëm.Disa të tjerë shpërbëjnë trupat e vdekur, mbetjet e kafshëve dhe të bimëve. Në këtë mënyrë, ata i kthejnë tokës lëndët ushqyese, domethënë përbërësit, që ndodhen në lëndën organike. Bimët i përdorin këta përbërës si ushqim.Ky portokall është mbuluar nga koloni kërpudhash.Ruajtja e ushqimeve nga prishjaShumë mikroorganizma shumohen më shpejt kur gjenden në një mjedis:• të ngrohtë;• me lagështirë;• të pasur me oksigjen.Këtë informacion mund ta përdorim për të gjetur mënyra të ndryshme, që nuk i lejojnë ushqimet të prishen shpejt.VeprimtariHulumtoni si ndikon temperatura në mykjen e bukës.1. Vendosni dy feta buke në dy pjata plastike.2. Spërkatini me ujë. Kujdes! Mos u hidhni shumë ujë.3. Lërini ashtu për rreth 30 minuta. Më pas, mbulojini të dyja pjatat me qese celofani.4. Vendosni njërën nga pjatat në një vend të ngrohtë dhe tjetrën në frigorifer.5. Fotografoni pamjen e bukës çdo ditë, për tri ose katër ditë me radhë.Rritja e mikroorganizmave mund të ngadalësohet, duke e mbajtur ushqimin në frigorifer. Aty, ai mund të ruhet për një kohë të gjatë pa u prishur.Shënim271.10 Mikroorganizmat dhe kalbëzimi
                                
   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33