Page 30 - Demo
P. 30
6. Krahasoni rezultatet për bukën e vendosur në vendin e ngrohtë dhe bukën e vendosur në frigorifer.7. A kanë marrë të njëjtin rezultat nxënësit e tjerë të klasës? Nëse rezultatet nuk janë të njëjta, tregoni nga se mund të jenë shkaktuar ndryshimet.8. Çfarë përfundimesh mund të nxirrni në bazë të rezultateve të hulumtimit tuaj?9. Bëni një eksperiment tjetër për të parë se si ndikon spërkatja me ujë në mykjen e një fete buke. 10. Njërën nga fetat e bukës lageni më pak se tjetra. Temperatura duhet të jetë e njëjtë për të dyja. Vëreni rezultatin. Ndryshoni temperaturën për njërën prej tyre. Vëreni sërish rezultatin. Krahasojini ato.Pyetje dhe detyra1. Cilat nga këto janë lëndë organike?buka uji lëkurashkumësi druri fruta2. Cila prej tyre mund të shkatërrohet prej mikroorganizmave?3. Ndahuni në dy grupe:• Grupi i parë përshkruan raste kur shkatërrimi nga mikroorganizmat është i dëmshëm. • Grupi i dytë përshkruan raste kur shkatërrimi nga mikroorganizmat është i dobishëm.4. Në pyjet tropikale, toka është gjithmonë e ngrohtë dhe e lagësht. Në pyjet e Europës Veriore, shpesh toka është e ftohtë dhe e thatë. Në cilin prej këtyre dy vendeve do të kalben më shpejt gjethet e rëna nga pemët?5. Figura përbri tregon një copë salmon të ambalazhuar në qese plastike. Brenda në qese nuk ka ajër. Shpjegoni pse në këtë rast, ushqimi qëndron i freskët për një kohë të gjatë.• Mikroorganizmat shkaktojnë kalbëzimin e lëndës organike.• Lënda organike kalbëzohet më shpejt kur ndodhet në mjedis të ngrohtë, me lagështi dhe të pasur me oksigjen.Shënim28

