Page 31 - Demo
P. 31


                                    Prodhimi i djathit dhe i kositMikroorganizmat mund të ushqehen me të njëjtat gjëra që hanë njerëzit. Ndonjëherë na pëlqen ndryshimi që mikroorganizmat shkaktojnë në ushqimin tonë. Për shembull, disa baktere të veçanta e shndërrojnë qumështin në kos ose djathë.Këto baktere ushqehen me sheqerin që ndodhet në qumësht. Ato e shndërrojnë sheqerin në një acid të dobët, të quajtur acid laktik. Acidi laktik i jep kosit shijen e thartë.Përgatitja e bukësMajaja e bukës është mikroorganizëm që përdoret për të gatuar lloje të ndryshme bukësh. Ajo ushqehet me lëndët që gjenden në miell. Në brumin e gatuar me maja, çlirohet dioksid karboni (gaz). Gazi bën flluska në brumë, të cilat shkaktojnë fryrjen e tij.Në fabrikën e prodhimit të djathit, bakteret e hedhura në qumësht kanë filluar ta kthejnë atë në djathë.VeprimtariK O Sfarë kosikosqumështPërgatitja e kositNëse këtë veprimtari e kryeni në laborator, mos e provoni kosin. Asnjëherë nuk duhet të provoni apo të hani gjëra të përgatitura në laborator!1. Merrni pak farë kosi. Kosi duhet të jetë pak i thartë, me qëllim që bakteret të kenë ende mundësi riprodhimi.2. Hidhni pak qumësht në një enë sterile. Shtoni një sasi të vogël nga fara e kosit. Përziejeni ngadalë me një thupër qelqi sterile.3. Mbulojeni enën me celofan. Lëreni në një vend të ngrohtë të paktën për dy orë.4. Shpjegoni pse është e rëndësishme që të përdorim një enë sterile për të përgatitur kosin.5. Argumentoni pse është mirë që enën me qumësht ta vendosim në një vend të ngrohtë.Brumë buke i përgatitur me maja291.11 Roli pozitiv i disa mikroorganizmave
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35