Page 32 - Demo
P. 32
Pyetje dhe detyra1. Aciditeti i një ushqimi përcaktohet nga vlera e pH (pehashit) të tij. Sa më e vogël të jetë vlera e pH-it të ushqimit, aq më acid është ai. Qumështi ka një pH rreth 6.7, ndërsa kosi rreth 4,5. Shpjegoni se çfarë e shkakton këtë ndryshim të pehashit, kur qumështi kthehet në kos.2. Pse punëtori në fabrikën e djathit është i veshur me përparëse dhe kapuç? 3. Pasi gatuhet, brumi lihet për njëfarë kohe në një vend të ngrohtë, që të fryhet.4. Si mendoni, çfarë ndodh me majanë në brumin e bukës, pasi është pjekur buka?VeprimtariHulumtoni si ndikon majaja te brumi i bukësNë këtë veprimtari do të përgatitni pak brumë buke, një herë memaja dhe një herë pa maja.1. Merrni rreth 75 g miell buke. Përziejeni atë me 50 cm3tretësirë sheqeri dhe majaje. Ngjisheni përzierjen me duar derisa të bëhet një brumë i lidhur në formë topthi.2. Në të njëjtën mënyrë bëni një tjetër topth brumi, por duke përdorur vetëm tretësirë sheqeri në vend të përzierjes maja-sheqer.3. Futeni me kujdes secilin topth brumi në cilindrat matës. Shënoni vëllimin e secilit.4. Vendosini cilindrat me brumë në një vend të ngrohtë. Nëse është e mundur, lërini aty për të paktën një orë. Më pas regjistroni vëllimin e secilit.5. Ç’përfundim nxorët nga rezultatet e eksperimentit?6. Jepni një shpjegim për to.fifffflffffiffflfffffffffffifffflffffiffflffffffffffbrumë• Disa lloje bakteresh shndërrojnë qumështin në kos ose djathë. Ato e bëjnë këtë duke kthyer sheqerin e qumështit në acid laktik.• Majaja përdoret për të përgatitur bukën. Nën veprimin e majasë çlirohet dioksid karboni, i cili shkakton fryrjen e brumit të bukës.Shënim30

