Page 33 - Demo
P. 33


                                    KërpudhatKërpudhat janë organizma shumëqelizorë që nuk kanë klorofil. Kërpudhat nuk kanë as rrënjë, as kërcell dhe as gjethe. Ato përbëhen nga fije që quhen hife dheriprodhohen duke formuar spore.Kërpudhat i marrin lëndët ushqyese nga zbërthimi i lëndëve organike bimore dhe shtazore, pra nuk janë vetushqyese.Disa kërpudha jetojnë në simbiozë me organizma të tjerë. Për shembull me algat, ato formojnë likenet. Kërpudhat e marrin ushqimin të gatshëm nga algat dhe u sigurojnë atyre ujin dhe kripërat minerale.Disa kërpudha janë njëqelizore, ndërsa disa të tjera formohen nga struktura më të ndërlikuara (kërpudhat me kapele). Kërpudhat shumëqelizore janë disa llojesh, ku spikatin forma dhe madhësia e tyre. Roli i kërpudhave në jetën e përditshme dhe në natyrë është shumë i rëndësishëm. Ato shpërbëjnë lëndën organike, duke bërë të mundur riciklimin e mbetjeve në ekosisteme, si dhe përdoren si ushqim shumë i mirë në jetën e përditshme, pasi janë të pasura me ujë dhe kripëra minerale. Kërpudhat gjenden në tokë, trungjet e pemëve, ujëra, si dhe te njeriu (candida). Jo të gjitha kërpudhat që gjenden në natyrë janë të ngrënshme.Bukë e mykur (kërpudhë).Kërpudha më e madhe në botë është gjetur në Oregon (SHBA), e cila mbulon një sipërfaqe prej 2200 hektarësh.Kuriozitet311.12 Kërpudhat dhe algat
                                
   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37