Page 35 - Demo
P. 35
Organizmat në figurë janë myshqe.Bimë fieriBimë pa luleBimët janë organizma shumëqelizorë. Shumica e tyre përmban pigmentin klorofil, i cili i ndihmon të prodhojnë ushqimin. Bimët ndahen në dy grupe: • bimë pa lule, ku bëjnë pjesë algat shumëqelizore, myshqet, fieri dhe bimët me farë të zhveshur (gjimnospermët, të cilët nuk prodhojnë fryte dhe janë të gjelbër gjatë gjithë vitit);• bimë me lule (angjiospermët), ku bëjnë pjesë bimë barishtore, shkurrore dhe drunore, të cilat e kanë farën të veshur (fara ndodhet brenda frytit). Gjatë stinës së dimrit, bimët drunore i hedhin gjethet.MyshqetMyshqet janë organizma që kanë kërcell të thjeshtë e gjethe të vogla. Ato nuk kanë rrënjë, por në vend të tyre kanë disa fije (rizoide), që i ndihmojnë për t’u kapur dhe për të përthithur ujin. Myshqet jetojnë në zona me lagështi dhe riprodhohen me anë të sporeve.FieretFieri është një organizëm që ka rrënjë, kërcell, gjethe dhe inde përçuese. Kjo bimë jeton në vende me lagështirë dhe riprodhohet me anë të sporeve.Bimët pa luleNë bimët pa lule bëjnë pjesë bimët me farë të zhveshur (gjimnospermët), të cilat nuk prodhojnë fryte. Karakteristike për to janëboçet (struktura të veçanta në formë konike) ku gjenden farat. Gjethet e këtyre bimëve janë halore (kanë formë gjilpëre). Forma halore e gjetheve është përshtatje për të zvogëluar humbjen e ujit. Këto bimë qëndrojnë të gjelbra gjatë gjithë vitit, sepse gjethet e tyre ndërrohen pjesë-pjesë.331.13 Bimët

