Page 37 - Demo
P. 37
Më poshtë do të njihemi me veçoritë e gjallesave jovertebrore. SfungjerëtProcesi i tretjes te sfungjerët zhvillohet në zgavër. Qelizat e specializuara, të cilat ndodhen midis ektodermës dhe endodermës, prodhojnë enzimaqë derdhen në zgavër ku zhvillohet tretja e ushqimit. Pasi bëhet tretja e ushqimit në zgavër, uji dhe mbeturinat dalin jashtë nëpërmjet një vrime në pjesën e sipërme, e cila quhet korale. Riprodhimi kryhet në rrugë aseksuale dhe seksuale.Molusqet (butakët)Molusqet janë quajtur “kafshë me trup të butë”. Ato kanë një këmbë muskulore, të cilën e përdorin për të lëvizur rreth e qark. Disa molusqe kanë guaskë. Ligavecët, kërmijtë dhe oktapodët janë molusqe.Krimbat unazorë (anelidët)Krimbat që bëjnë pjesë në këtë grup e kanë trupin të ndarë në unaza. Ata nuk kanë këmbë, por disa qime të forta që quhen keta. Krimba unazorë janë krimbat e tokës (shiut).Shënim • Rruga aseksuale: çdo individ i rritur prodhon sythe, të cilat më vonë shkëputen duke formuar individë të rinj.• Rruga seksuale: qelizat e specializuara futen në zgavër dhe bashkohen duke formuar zigotën. Zigota ndahet dhe më vonë formohet një larvë. Larva noton derisa vjen momenti për t’u fiksuar, duke dhënë një sfungjer të ri.OktapodMidhjeSkrraja e shiut (dheut)351.14 Gjallesat shumëqelizore pa kolonë vertebrore (jovertebrorët)

