Page 38 - Demo
P. 38


                                    Shënim • Jovertebrorët janë kafshë pa shtyllë kurrizore.• Disa grupe të rëndësishme jovertebrorësh janë: molusqet (butakët), krimbat rruazorë(anelidët) dhe këmbënyjëtuarit (artropodët).• Këmbënyjëtuarit janë ndarë në katër grupe kryesore: insektet, araknidet, gaforret dhe shumëkëmbëshat.Këmbënyjëtuarit (artropodat)Këmbënyjëtuarit janë jovertebrorë, të cilët kanë këmbë të artikuluara (me nyja). Trupi i tyre është i ndarë në segmente. Insektet (kandrrat)Insektet janë antropoidë me gjashtë këmbë të nyjëtuara. Trupi i tyre është i ndarë në tri pjesë: koka, gjoksi dhe barku. AraknidetAraknidet janë këmbënyjëtuara, pasi kanë 8 këmbë të artikuluara (me nyja). Ato nuk kanë krahë apo antena. Këpushat, riqnat, merimangat dhe akrepat janë këmbënyjëtuar (artropodë).Krustacetë (gaforret)Pjesëtarët e këtij grupi janë këmbënyjëtuar dhe kanë një ekzoskelet të veçantë e të fortë. Ata kanë më shumë se katër çifte këmbësh dhe dy çifte antenash. Karavidhet, pleshtat dhe morrat e drurit janë pjesë e grupit të gaforreve.Grerëza Miza e frutaveGjinkalllaAkrepiGaforrjaMerimanga (tarantula)36
                                
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42