Page 40 - Demo
P. 40


                                    Klasifikimi i vertebrorëveVertebrorët janë kafshë me shtyllë kurrizore. Ata klasifikohen në pesë grupe, të quajtura klasa.Peshqit Peshqit janë vertebrorë që kanë pendë. Trupi i tyre është i mbuluar me luspa. Peshqit marrin frymë me verza (gushë). Ata janë kafshë me gjak të ftohtë. Në verza ndodh shkëmbimi i gazeve. Gjaku i pasur me O2 shkon në të gjitha qelizat e trupit, duke transportuar lëndët ushqyese dhe O2. Shumica e peshqve i depozitojnë vezët në ujë, të cilat më vonë fekondohen, ndërsa peshkaqenët lindin të vegjël. Shumica e peshqve kanë fshikëz notimi. Diskutoni për rolin e saj.Amfibët Në grupin e amfibëve futen bretkosat, thithëlopat, tritonet dhe salamandrat. Individët e rritur jetojnë në tokë dhe marrin frymë me anë të mushkërive, por ka edhe amfibë (të rritur) që marrin frymë me verza (ata që jetojnë në ujë). Amfibët kanë katër gjymtyrë. Ata i lëshojnë vezët në ujë, aty ku depozitohen dhe spermatozoidet. Nga vezët e pllenuara lindin larva që jetojnë në ujë. Amfibët kanë lëkurë të lëmuar dhe pa luspa.Pllenimi te peshqit dhe tek amfibët është i jashtëm.Zvarranikët (Reptilët)Zvarranikët janë vertebrorë, trupi i të cilëve është i mbuluar nga një lëkurë me luspa të ashpra. Shumica e tyre kanë katër këmbë, por ka edhe lloje si gjarpërinjtë, të cilët nuk kanë këmbë. Ashtu si peshqit, edhe amfibët, e zvarranikët janë kafshë me gjak të ftohtë.Riprodhimi i zvarranikëve bëhet në rrugë seksuale. Zvarranikët i lëshojnë vezët e pllenuara në tokë. Vezët janë të pajisura me lëvozhgë dhe brenda tyre rriten embrionet. Më vonë, lëvozhga çahet dhe kafsha e vogël (e porsalindur) del e lirë në natyrë. pendëluspaPeshk sardele mbulesa e velëzaveGjarpërlëkura me luspaBretkosëlëkurë e butë, e lagështkatër këmbë381.15 Kafshët me shtyllë kurrizore (vertebrorët)
                                
   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44