Page 41 - Demo
P. 41


                                    Shpendët Shpendët janë vertebrorë me krahë, pendë dhe sqep. Ato riprodhohen me vezë, të cilat i lëshojnë në tokë. Vezët janë të mbështjella me lëvozhgë. Brenda tyre rriten pasardhësit. Frymëkëmbimi te shpendët bëhet me anë të mushkërive, të cilat janë të lidhura me trasta ajrore. Aparati tretës i tyre është disi i veçantë. Shpendët nuk kanë dhëmbë për të bluar ushqimin dhe për pasojë nuk përtypen.Gjitarët (mamiferët)Ky është grupi ku bëjnë pjesë edhe njerëzit. Gjitarët janë vertebrorë të mbuluar me qime ose me push. Ata lindin të vegjël, të cilët ushqehen me qumështin e nënës. Të vegjlit zhvillohen brenda mitrës së nënës dhe furnizohen me oksigjen e me lëndë ushqyese nga gjaku i saj. Temperatura normale e trupit të njeriut është afërsisht 37°C.Shpendët dhe gjitarët janë kafshë me gjak të ngrohtë.Veprimtari1. Ndani një faqe të fletores së shënimeve në pesë kolona (një kolonë për çdo grup vertebrorësh). Në secilën kolonë shënoni veçoritë e çdo grupi.2. Tregoni cilit grup të vertebrorëve i përket secila nga këto kafshë:  bretkosa, lopa, qeni, tigri, macja, dhelpra, antilopa, gjirafa, peshku, struci, zhaba, balena, hardhuca, gjeli, shqiponja, breshka e detit etj.Pyetje dhe detyra1. Përshkruani pjesët kryesore të trupit të një peshku.2. Si lëvizin lëngjet në trupin e peshkut?3. Cilët janë më të evoluar, peshqit apo shpendët? Argumentoni përgjigjen duke u nisur nga ndërtimi i trupit.4. Pse shpendët nuk kanë dhëmbë?5. Pse disa shpendë kanë sqep të gjatë, kurse disa të tjerë kanë sqep të shkurtër?6. Ku ndodh procesi i tretjes te shpendët? Shënim • Vertebrorët janë kafshë me shtyllë kurrizore.• Ata janë klasifikuar në pesë klasa: peshqit, amfibët, zvarranikët, zogjtë dhe gjitarët.• Peshqit dhe amfibët i lëshojnë vezët në ujë.• Zvarranikët i lëshojnë vezët në tokë.• Gjitarët lindin të vegjël që i ushqejnë me qumësht.• Peshqit, amfibët dhe zvarranikët janë kafshë me gjak të ftohtë, ndërsa shpendët dhe gjitarët janë kafshë me gjak të ngrohtë.1. Te shpendët, kafazi i kraharorit ka formën e një varke. Pse?2. Çfarë funksioni kanë qeskat e ajrit te shpendët?Testo vetensqepiqime në lëkurëQenpendëtPulëkrahu39
                                
   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45