Page 42 - Demo
P. 42
Për të identifikuar një gjallesë, shpesh kërkojmë informacion në libra apo në internet, duke e krahasuar pamjen e saj me atë që gjejmë në këto burime. Kjo mund të realizohet edhe në një mënyrë tjetër: nëpërmjet një përcaktuesi biologjik (çelës), i cili përmban një grup pyetjesh rreth gjallesës që duhet të identifikojmë. Në këtë lloj përcaktuesi, përgjigjja e një pyetjeje të çon te një pyetje tjetër, e kështu me radhë, derisa gjendet emri i gjallesës që është marrë në studim (shqyrtim).Shembull:Nëpërmjet përcaktuesit biologjik të mëposhtëm mund të identifikoni një jovertebror (organizëm pa shtyllë kurrizore). Duke iu përgjigjur pyetjeve të njëpasnjëshme të këtij përcaktuesi, do të arrini të identifikoni jovertebrorin që po studioni. A është i përbërë nga unaza trupi i tij?Ka më shumë se gjashtë këmbë? A është i përbërë nga unaza trupi i tij?Po JoPo JoPo JoPo JoA ka këmbë jovertebrori që keni marrë në shqyrtim?Gaforre123 45Pilivesë Mizë shtëpieKrimb toke KërmillVeprimtariHulumtim për identifikimin e një jovertebroriPër kryerjen e këtij hulumtimi nevojiten disa shishe qelqi me kapak, një rrjetë mëndafshi me shkop mbajtës për kapjen e insekteve fluturuese, pincetë për kapjen e insekteve, tavë e vogël plastike, ngjitëse, lapsa me ngjyra për vizatimin e jovertebrorit të zgjedhur për studim, dorashka plastike dhe lupë zmadhuese. (Për përdorimin e këtyre mjeteve do të ndiqni udhëzimet që do t’ju japë mësuesi/ja). • Nga jovertebrorët që gjetët në oborrin e shtëpisë apo të shkollës, zgjidhni njërin që doni ta identifikoni. Për ta studiuar atë, përdorni mjetet e nevojshme: dorashkat, tavën plastike, pincat dhe lupën zmadhuese.• Përgjigjuni me po ose jo, pyetjes së parë të përcaktuesit biologjik të mësipërm.• Vazhdoni t’u përgjigjeni me radhë pyetjeve të tjera, derisa të gjeni emrin e jovertebrorit që keni zgjedhur.• Vizatoni në fletore jovertebrorin. Ngjyrosni pjesët e trupit të tij.40Identifikimi i një gjallese duke u bazuarnë veçoritë e saj1.16

