Page 43 - Demo
P. 43


                                    Për identifikimin e gjallesave përdoren përcaktues biologjikë të ndryshëm. Organizimi i të dhënave në ta është i ndryshëm nga ai i përcaktuesit të përdorur në fillim të këtij mësimi (të dhënat nuk janë në formë pyetjesh). Më poshtë jepet mënyra e organizimit të një përcaktuesi të tillë. 1. a) ka këmbë ............................................................................. shko te 1, 2 dhe 4b) nuk ka këmbë ………………...............................…. shko te 3 dhe 52. a) ka gjashtë këmbë ……………………....................… shko te 4b) ka më shumë se gjashtë këmbë …..…............…… gaforre3. a) trupi është i përbërë nga unaza ……..................... krimb tokeb) trupi nuk është i përbërë nga unaza …................ kërmill4. a) ka katër krahë ………………………......................... pilivesëb) ka dy krahë ………………………............................. mizë shtëpiePër të identifikuar pilivesën, duhet të punohet me pikat 1a, 2a, 4a të përcaktuesit biologjik të mësipërm. Modeli i një përcaktuesi tjetër biologjikProvoni të hartoni një përcaktues për të identifikuar katër nxënësit në fotografitë përbri.Hapi i parë: Hartoni një pyetje, e cila përcakton ndarjen e nxënësve në dy grupe.Për shembull, për t’i ndarë nxënësit sipas gjinisë, mund të bëni si pyetje të parë njërën nga pyetjet e mëposhtme:1. Është djalë?2. Është vajzë?Hapi i dytë: Tani mbani njërin prej këtyre grupeve, për shembull dy vajzat. Mendoni një tjetër mënyrë për t’i ndarë ato në dy grupe, p.sh. mund të bazoheni në veçori të tilla si: ngjyra e flokëve, gjatësia e flokëve, ngjyra e syve, rrobat që kanë veshur, kapësja e flokëve etj.VesaDafinaKorabiBesartiPyetje dhe detyra1. Cilat ishin pyetjet e përcaktuesit tuaj? Si e identifikuat secilin prej nxënësve nëpërmjet përcaktuesit biologjik që ndërtuat? 2. Hartoni në fletore një përcaktues tjetër biologjik për të identifikuar katër nxënësit e mësipërm, këtë herë duke përdorur llojin e përcaktuesit që ka dy mundësi zgjedhjeje: a dhe b. Në këtë përcaktues biologjik mund të përdorni të njëjtat veçori që përdorët në përcaktuesin e mëparshëm. • Një përcaktues biologjik përmban pyetje ose të dhëna, përgjigjet e të cilave çojnë drejt identifikimit të një gjallese.• Duke iu përgjigjur hap pas hapi pyetjeve ose kërkesave të përcaktuesit biologjik, do të arrish të gjesh çdo gjallesë.Testo veten41
                                
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47